Gjykata ruse shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT
Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur “ekstremiste” lëvizj...

Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Sekretar i Shtetit, ndikimi global i të cilit vazhdoi për dekada me radhë pasi ai i mbajti këto poste në administratën e presidentit Richard Nixon, vdiq në moshën 100-vjeçare, në shtëpinë e tij në Konektikat. Njoftimi për vdekjen u dha nga firma e tij e konsulencave e cila nuk e bëri të ditur arsyen e vdekjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton mbi jetën dhe trashëgiminë e një burri shteti amerikan me ndikim, por që ka nxitur edhe polemika.
Henry Kissinger lindi më 27 maj 1923, në Fyrth të Gjermanisë me emrin e lindjes Heinz Alfred Kissinger. Ai dhe familja e tij hebreje u arratisën në Shtetet e Bashkuara për t’u shpëtuar nazistëve.
Ai iu bashkua ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës vijoi studimet në Harvard ku mori edhe doktoraturën dhe më pas u bë profesor në atë universitet.
Më 1969 presidenti Richard Nixon zgjodhi zotin Kissinger si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare. Ai u emërua më vonë edhe Sekretar i Shtetit, duke u bërë personi i parë që mbante të dyja postet në të njëjtën kohë.
Ai u bë i njohur për qasjen e tij ‘realpolitike’ të përqendruar në marrjen e vendimeve praktike diplomatike dhe jo në ato që i kanë rrënjët në një kuadër moral.
Aaron David Miller ka shërbyer për disa administrata republikane dhe demokrate, por jo nën zotin Kissinger.
“Kundërshtarët e tij vlerësojnë se ai ishte i egër dhe i pashpirt. Disa thonë, se ai duhet të vlerësohet si një kriminel lufte, në lidhje me atë që bëri lidhur me Kamboxhian dhe Laosin dhe për politikat e tij ndaj Bangladeshit në fillim të viteve '70. Por realiteti është se ai gjithashtu ndikoi tek diplomacia në mënyra që ishin të jashtëzakonshme”, thotë Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare në Uashington.
Zoti Kissinger i mbajti sekret bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Kamboxhia dhe Laos në vitin 1969, të cilat përshkallëzuan Luftën e Vietnamit, duke mos e informuar Kongresin ose publikun amerikan për to.
Zoti Kissinger u takua gjithashtu dhjetëra herë me diplomatin dhe politikanin vietnamez, Le Duc Tho për të negociuar përfundimin e luftës, për të cilën ata të dy u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen më 1973. Zoti Le Duc Tho refuzoi të pranonte çmimin.
Zoti Kissinger bëri dy udhëtime në Kinë përpara se të shoqëronte presidentin Nixon në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Pekin në vitin 1972, për t'u takuar me udhëheqësin komunist, Mao Ce Dun.
Kjo vizitë u vlerësua si një nga triumfet e zotit Kissinger, por Jarrod Hayes nga Universiteti i Masaçusetsit, ‘Lowell’ ka një pikëpamje të ndryshme, duke thënë se ai ishte mjeshtër i krijimit të një profili të caktuar para publikut.
“Ai e ndryshoi politikën e jashtme përmes praktikës së tij të ‘diplomacisë së vajtje-ardhjeve’ duke e bërë atë interesante. Kjo i jep atij një vend të veçantë në politikën e jashtme amerikane përmes krijimit të një imazhi të caktuar. Por, përtej formës, nëse sheh nën sipërfaqe, qëndrimet e tij të politikës së jashtme nuk i kanë shërbyer edhe aq shumë Shteteve të Bashkuara”, thotë Jarod Hayes, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Masaçusetsit, ‘Lowell’.
Zoti Kissinger vazhdoi të këshillonte çdo president amerikan që nga-ish Presidenti Nixon, përveç presidenti Joe Biden, i cili nuk e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë.
Ndikimi i tij për një kohë kaq të gjatë është i pashembullt, thotë profesori i historisë Michael Kimmage. Ai megjithatë nuk beson se filozofia e zotit Kissinger për ‘Realpolitik’ ka mbizotëruar në politikën e jashtme amerikane.
“Unë mendoj se ai vetë ishte i vetëdijshëm se ajo që mbizotëroi politikën e jashtme amerikane është internacionalizmi liberal i lidhur me Presidentin Woodrow Wilson, i cili themeloi Lidhjen e Kombeve dhe u angazhua në Luftën e Parë Botërore me sloganin, 'bëje botën të sigurt për demokracinë'. Kjo është me të vërtetë tradita mbizotëruese e politikës së jashtme amerikane dhe zoti Kissinger ishte një lloj kundërshtari i kësaj”, thotë Michael Kimmage nga Universiteti Katolik Amerikan.
Ish Sekretari amerikan Henry Kissinger shkaktoi më shumë polemika në vitin 2022, kur la të kuptohej se Ukraina duhet të jetë e gatshme për të bërë lëshime territoriale për t'i dhënë fund agresionit të Rusisë./ VOA
Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur “ekstremiste” lëvizj...
Një grua 70-vjeçare ka lindur binjakë pas trajtimit me Fek...
Këngëtari Drake është së fundmi në qendër të vëmendjes së ...
Një fëmijë 10-vjeçar nga Anglia do që të ndryshojë një nga...
Policia e Kosovës njofton se gjatë një aksioni ditën e...
Baba Vanga është e njohur për parashikimet e saj dhe që në...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropi...
Bullgaria nuk ka lejuar që aeroplani i ministrit të Ja...
Gjatë fjalimit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup,...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë. "Katër emigrantë...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë...
Kryeqyteti i Irlandës, Dublini, dhe qyteti italian i G...
Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër burgosje...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e L...
Koreja e Veriut ka thënë se nuk do të ketë kurrë një t...
Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja p...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...