
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie ka pësuar lëndime dhe tri makina janë sulmuar në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan gjatë ditës së 31 majit.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, protestat filluan të tensionohen në orët e pasdites, kur “disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat”.
“Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policie ka pësuar lëndime”, thuhet në këtë deklaratë.
Policia ka përmendur se gjatë ditës disa “grupe kriminale” i kanë penguar disa gazetarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe automjetet e tyre janë shkatërruar. Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të përmbahen nga dhuna.
Më herët, Policia e kishte konfirmuar përmes një përgjigjeje për REL-in se një makinë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar në Zveçan.
Protestat në tri komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit në to.
Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.
Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.
Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë./ REL
Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë q...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt V...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ...
Duke synuar mbështetjen për kërkesën e Suedisë për anëtarë...
Një makinë e një njësie policore është sulmuar ditën e sot...
Koreja e Veriut provoi të mërkurën të lëshojë satelitin e ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, C...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka t...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet ...
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar nga Bratislava se do ...
Autoritetet në Itali dhe Spanjë kanë arrestuar 33 të dyshu...
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ësht...
Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Organizatës së Kombe...
Mungesa e reshjeve çdo vit ka filluar të ketë një ndik...
"Që nga fillimi i luftës së Rusisë, ne kemi vendosur t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Në Rusi nuk po ndodh asgjë. Të paktën kjo është përshtypja...
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, u bëri thirrje t...
Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...