Borrell takon Kurtin/ Situata në veri, e rrezikshme dhe e paqëndrueshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka t...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do t'i bartë pasojat për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.
“Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill para gazetarëve në Beograd.
Ambasadori amerikan paralajmëroi se nuk duhet të humbet fokusi nga dialogu i Brukselit, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të ecë drejt integrimit evropian.
Hill iu referua deklaratave të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i bëri thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.
Blinken gjithashtu përsëriti më 31 maj se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.
Këto deklarata nga përfaqësuesit e SHBA-së vijnë pas tri ditësh tensionesh në komunat veriore të Kosovës, pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.
Të premten, në një deklaratë tjetër, sekretari Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.
Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë dhe ka thënë se ajo “jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, gjatë një interviste me "Guardian".
Opozita në Kosovë ka reaguar duke e bërë Kurtin fajtor për tensionim me aletatët, sidomos SHBA-në. Përfaqësuesit opozitarë i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tregojë maturi politike, të ndryshojë qasjen dhe të zgjedhë të ardhmen dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.
Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe dhe u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.
Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./ REL
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka t...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet ...
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar nga Bratislava se do ...
Autoritetet në Itali dhe Spanjë kanë arrestuar 33 të dyshu...
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ësht...
Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Organizatës së Kombe...
Mungesa e reshjeve çdo vit ka filluar të ketë një ndik...
"Që nga fillimi i luftës së Rusisë, ne kemi vendosur t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të martë...
Në Rusi nuk po ndodh asgjë. Të paktën kjo është përshtypja...
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, u bëri thirrje t...
Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të mar...
Presidentin Joe Biden do të presë javën e ardhshme në Shtë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidh...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ...
Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të n...
Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...