Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, që tubuan para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan.
Pasi KFOR-i paralajmëroi protestuesit të largohen dhe ata nuk u bindën, pjesëtarët e këtij misioni filluan të avanconin përpara. Protestuesit rezistuan dhe u ulën. Pjesëtarët e KFOR-it vazhduan t’i shtynin. Më pas u dëgjuan shpërthime, por ende nuk dihet se cila palë hodhi mjete plasëse.
Në Zveçan u hodh gaz lotsjellës dhe bomba molotov u dëgjuan duke shpërthyer dhe protestuesit hodhën në drejtim të KFOR-it gurë, shishe dhe koktej molotovi.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë parë ushtarë të lënduar të KFOR-it.
Po ashtu, një veturë është parë duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur.
*Video: Përleshjet në Zveçan
Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.
Kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, vazhdon të mbetet para ndërtesës së komunës.
Më herët, protestuesit në Zubin Potok u shpërndan dhe paralajmëruan se do të protestojnë sërish të martën.
Gjatë ditës ka pasur disa inicdente në veri, përfshirë edhe ndërhyrjen e policisë për të larguar protestuesit, që tentuan të hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.
Të hënën, KFOR bëri të ditur se ka shtuar prezencën në këto tri komuna, ku që nga 26 maji janë rritur tensionet.
Ky mision tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.
Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.
Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 prill, në procesin zgjedhor që u bojkotua nga Lista Serbe.
Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.
Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./ REL
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëv...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar ditën...
Më 29 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyr...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kryer një telefo...
Bashkimi Evropian ka dyfishuar numrin e pajisjeve në dispo...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u shpreh s...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Ho...
KFOR i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të përmbah...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Bashkimi Evropian dhe Turqia janë në mosmarrëveshje pë...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka p...
Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Serbët kanë dalë sër...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i i kutive...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në Koso...
Dhoma e Përfaqësuesve të shtetit të Teksasit votoi të shtu...
Shtetet e QUINT-it kanë përsëritur deklaratën e tyre të 26...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...