Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kosovë, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar u janë drejtuar me një thirrje autoriteteve të Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrjen me forcë në ndërtesat e komunave veriore të banuara me shumicë serbe.
Paralajmërimi është i qartë: "veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe Bashkimit Evropian. "QUINT, dënon vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje. Në këtë kontekst, QUINT-i dhe Bashkimi Evropian presin që autoritetet e qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan."
Në deklaratën e QUINT-it theksohet më tej, se "kryetarët e zgjedhur duhet gjithashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të tyre”, thuhet në deklaratën e QUINT-it ku theksohet se "ne i paralajmërojmë fuqishëm të gjitha palët kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të ndikojnë në një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe që mund të nxisin tensionet ose konflikt”.
Shqetësim për sigurinë dhe gjendjen e civilëve
Vendet e QUINT-it shprehën shqetësimin për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it, dhe paralajmëruan se "veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e QUINT-it dhe BE-në”.
Diplomatët perëndimorë rikujtuan Kosovën dhe Serbinë që duhet punuar së bashku "në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme në kuadër të dialogut”.
Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve atje. "Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të çtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojnë të ofrojnë mjedis të sigurt”, shkroi Stolteberg në "Twitter". Ndërsa, shefi i diplomacisë evropiane, Jossep Borrell, tha se mirëpret koordinimin e mirë midis misionit të BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) me KFOR-in për të ofruar mjedis të sigurt në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se "i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë”, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte "mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”. Katër kryetarë të rinj të komunave veriore të Kosovës dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat u bojkotuan masivisht nga serbët e veriut.
Von Cramon: Mendoj se jemi në një pikë kruciale
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, vizitoi gjatë fundjavës veriun e Kosovës dhe po ashtu pati takim në Prishtinë me kryeministrin, Albin Kurti. Cramon, tha se me kryeministrin kosovar kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në veri. "Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, deklaroi Cramon për mediet lokale.
Grupe serbësh lokalë u përplasën të premten me policinë e Kosovës, e cila ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe të hyjnë në zyrat e tyre. Edhe të hënën, grupe serbësh qëndrojnë të mbledhur para ndërtesave të kuvendeve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa, forca të policisë qëndrojnë pranë ndërtesave të kuvendeve komunale. Përfaqësues të listës Srpska që është partia me e madhe e serbëve të Kosovës, paralajmëroi protesta në rrugë duke kërkuar largimin e siç thonë "njësive speciale nga veriu i Kosovës”. Udhëheqësit e Listës Srpska, kërkuan që Serbia të pezullojë të gjitha negociatat me qeverinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, urdhëroi të premten ushtrinë serbe të jenë në gjendje të lartë gatishmërie dhe të lëvizin drejt kufirit me Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Bashkimi Evropian dhe Turqia janë në mosmarrëveshje pë...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka p...
Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Serbët kanë dalë sër...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i i kutive...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në Koso...
Dhoma e Përfaqësuesve të shtetit të Teksasit votoi të shtu...
Shtetet e QUINT-it kanë përsëritur deklaratën e tyre të 26...
Interesimi në rritje i firmave nga SHBA, Britania e Madhe ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur...
Numërimi i kutive të votimit në Turqi po shkon drejt përfu...
Dita e të Rënëve është festë kombëtare në Shtetet e Bashku...
Turqia mbajti sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidencia...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja dr...
Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe ...
Në Turqi, mbahet sot raundi i balotazhit në zgjedhjet pres...
Presidenti demokrat Joe Biden dhe kryetari republikan i Dh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...