Fluksi i sezonit turistik/ Hita njofton masat shtesë në Aeroportin e Rinasit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Prishtina që të çtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.
Stoltenberg tha se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me situatën në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të çtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi ai në "Twitter".
Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Kryetarët e rinj u asistuan nga Policia e Kosovës për të shkuar në zyrat e tyre. Por, tensionet u rritën dhe serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës.
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit.
Por, Prishtina ka mbrojtur këtë vendim duke argumentuar se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, paraprakisht ka deklaruar se situata në veri është “e rrezikshme”, duke kërkuar çtensionimin e menjëhershëm të situatës.
Ndërkaq, BE-ja, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka dënuar rritjen e tensioneve dhe ka paralajmëruar Prishtinën kundër ndërmarrjes së veprimeve të njëashme.
Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.
Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar.
Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja dr...
Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe ...
Në Turqi, mbahet sot raundi i balotazhit në zgjedhjet pres...
Presidenti demokrat Joe Biden dhe kryetari republikan i Dh...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të s...
Pak para raundit të balotazhit në Turqi toni po bëhet më a...
Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkus...
Gjermania ka qënë një antagoniste e thekur e Rusisë përsa ...
Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, është takuar ditën...
Gjatë takimit me të dërguarin e Posaçëm të Gjermanisë për ...
Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa ...
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga autor...
Një burrë është arrestuar pasi hapi derën e avionit teksa ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë dorëheqje...
Zyra e Policisë Kufitare në aeroportin Rimini, Itali, ...
Këshilli për Sigurinë Kombëtare në Serbi është mbledhur di...
Vdekja e parë në Mbretërinë e Bashkuar e lidhur me drogën ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton s...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hequr dorë nga d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...