LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numërimi i votave drejt përfundimit/ Si është rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve në Turqi

28 Maj 2023, 19:09, Kosova & Bota CNA

Numërimi i votave drejt përfundimit/ Si është rezultati i

Numërimi i kutive të votimit në Turqi po shkon drejt përfundimit.

Deri më tani janë numëruar 98.06% të votave dhe garën e kryeson presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka marrë 52.12% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, kandidati i koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu ka marrë 47.88% të votave.

Kujtojmë se në raundin e parë Erdogan kryesoi me një përqindje më të lartë mbështeteje se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu, por nuk ia doli të siguronte më shumë se 50% të votave të nevojshme për t’u shpallur fitues dhe për të shmangur balotazhin presidencial.

Kujtojmë se Erdogan fitoi 49.4% të votave, ndërsa kandidati opozitar 44.9% të votave.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet që është në pushtet, që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet që në raundin e parë./ CNA.al

Numërimi i votave drejt përfundimit/ Si është rezultati i

Lajmet e fundit nga