
Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë gjashtë fitues të çmimit Nobel, u kanë bërë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë menjëherë liderin e opozitës Alexei Navalny, duke theksuar se ai ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe të pavarur mjekësor.
Në mesin e nënshkruesve të letrës së hapur, të publikuar më 28 prill, janë: balerini i shquar ruso-amerikan Mikhail Baryshnikov, shkrimtari J.K. Rowling, fituesit e Nobelit në letërsi Orhan Pamuk, Herta Muller, Olga Tokarczuk, Svetlana Alexievich, Mario Vargas Llosa dhe J.M. Coetzee, karikaturisti Art Spiegelman, dramaturgu Tom Stoppard, aktori Jean Reno, ish-futbollisti Eric Cantona, regjisori dhe kompozitori i filmit Jeffrey Jacob Abrams dhe shumë të tjerë.
“Ne i shtojmë zërin tonë, zërit të 600 mjekëve rusë, të cilët po kërkojnë ndihmë urgjente dhe të menjëhershme mjekësore të pavarur. Edhe 100 avokatë të tjerë rusë dhe 100 deputetë rajonalë kërkojnë që të ndërpritet tortura ndaj Navalny-t dhe t’i jepet sërish ndihmë mjekësore”, thuhet në letrën e hapur.
“Navalny po vuan dënimet me burg për akuza që nuk do të ishin mbështetur kurrë në asnjë sistem të pavarur ligjor. Ne mbështesim thirrjen e Qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Është në fuqinë tuaj”, kanë shkruar ata.
Vendimmarrja e presidentit rus Vladimir Putin, rrallëherë është ndikuar nga një presion i tillë nga publiku i huaj, gjatë më shumë se dy dekadave të tij në pushtet.
Letra u publikua dy ditë pasi Navalny tha se ai po hetohej përsëri, këtë herë me akuza për terrorizëm dhe se me akuzë “absurde” do të gjykohej nga një gjykatë ushtarake.
Navalny tha se kundër tij u hap një çështje tjetër në tetor, me akuzën për propagandim të terrorizmit dhe nazizmit, për shkak të deklaratave të bëra nga bashkëpunëtorët e tij në mërgim, në kanalin Popular Politics në "YouTube". Ata kritikuan Putinin dhe qeverinë e tij dhe dënuan pushtimin aktual të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.
Më herët gjatë këtij muaji, Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi se bashkëpunëtorët e Navalny-t, së bashku me shërbimet sekrete ukrainase, ishin të përfshirë në vrasjen e gazetarit dhe propaganduesit pro-Kremlinit, Vladlen Tatarsky, në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, në fillim të prillit. FSB nuk ka ofruar asnjë provë që lidh bashkëpunëtorët e Navalny-t. Ekipi i tij hodhi poshtë pretendimet e FSB-së.
Kritiku i hapur i Kremlinit ndodhet në burg që nga shkurti i vitit 2021, pasi u arrestua një muaj më parë pas kthimit nga Gjermania në Rusi, ku ishte për mjekim nga helmimi thuajse fatal me një agjent nervor të tipit Novichok, për të cilin thotë se ishte urdhëruar nga Putini.
Kremlini ka mohuar çdo rol në helmimin e Navalny-t, megjithëse vetëm aktorët shtetërorë kanë qasje në agjentin nervor ushtarak.
Disa liderë të tjerë të opozitës dhe bashkëpunëtorë të Navalny-t janë akuzuar për themelimin e një grupi ekstremist. Shumë nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny-t u larguan nga Rusia nën presionin e autoriteteve./ REL
Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë. Pothuajse 40 pë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të premten n...
BUDAPEST, Hungari – Papa Françesku kritikoi të premten...
Shefi i BBC-së, Richard Sharp dha dorëheqjen të premte...
Ish-nënpresidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe...
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tër...
Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra inve...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të enjten voto...
Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sul...
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja...
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e ma...
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...