Putini dekreton ligjin që parashikon dënim të përjetshëm për akuzat për tradhti
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të premten n...

Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë. Pothuajse 40 për qind e njerëzve që flasin rusisht në Gjermani ndajnë këtë pikëpamje. Ky është rezultati i një sondazhi të porositur nga DW, që e zhvilloi instituti për demoskopi. Të pyeturit ishin rusishtfolës që kanë emigruar në Gjermani nga Rusia ose nga një nga ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik, që u shpërbë në vitin 1991.
Se sa është numri i rusishtfolësve që kanë emigruar në Gjermani pas vitit 1991 nuk dihet me saktësi. Një studim i shërbimit mediatik Integration i vitit 2020 flet për 3.5 milionë rusishtfolës në Gjermani. Shumica e tyre kanë një sfond migrimi nga Rusia, Kazakistani dhe Ukraina. Ata vetë ose të paktën njëri nga prindërit e tyre ka lindur atje. Megjithatë, vetëm 61 për qind e tyre e kishin rusishten si gjuhë amtare.
Dimap-i u përqendrua te ky grup për sondazhin e tyre për "Deutsche Welle"-n. Pothuajse dy të tretat e të anketuarve në prill 2023 thanë se tani kishin një mendim më të keq për Vladimir Putinin sesa përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën. 14 muaj pas fillimit të luftës 22 për qind mendojnë se imazhi i presidentit të Rusisë është "më tepër negativ" dhe pothuajse dy herë më shumë thanë se imazhi i Putinit është "fuqishëm negativ". Pra kemi një total prej 65 për qind.
"Në mjedisin tim privat dhe profesional kam përjetuar se njerëzit janë të tmerruar nga mizoritë ruse që po përhapen përmes mediave sociale dhe mediave tradicionale," tha Edwin Warkentin për DW. Shefi i departamentit kulturor për ruso-gjermanët në Muzeun për Historinë Kulturore Ruso-Gjermane në Detmold shpjegon gjithashtu se sa negativisht shihet Putini: "Njerëzit që jetojnë në Gjermani kanë akses në burime informacioni që tregojnë mizoritë dhe gjithashtu i quajnë si të tilla. Krejt e kundërta me ata që jetojnë në Rusi dhe informohen vetëm nga propaganda shtetërore”.

Përveç kësaj shtetasit gjermanë me prejardhje postsovjetike bëjnë një dallim të qartë midis Putinit dhe Rusisë. Sondazhi i DW nxori në pah se ata janë tepër të shqetësuar për shkak të luftës. Sipas shifrave pothuajse 80 për qind janë "shumë të shqetësuar" ose "mjaft të shqetësuar". Kjo ndoshta ka të bëjë edhe me faktin se një ndër pesë të anketuarit ka anëtarë të familjes ose të njohur që i kanë mobilizuar si ushtarë për luftën. Nga sondazhi nuk kuptohet se në cilën anë po luftojnë.
Sa i përket moshës më të prekur ndihen mbi 40-vjeçarët, kurse të rinjtë jo aq shumë. "Unë mendoj se është një fenomen i përgjithshëm specifik për brezat," shpjegon Warkentin, i cili vetë erdhi në Gjermani në vitet 1990 nga Kazakistani. Sepse kur je 40 ose mbi 40 vjeç ke krijuar familje, ke ndërtuar një jetë tënden dhe shqetësohesh më shumë për të ardhmen sesa të rinjtë.
45 për qind, pra pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se lufta agresore ruse kundër Ukrainës do të ketë gjithashtu efekte negative në marrëdhëniet midis gjermanëve dhe rusëve. Ky mendim është shumë më i përhapur te moshat 18 deri në 39 vjeç (56 për qind) dhe më pak te grupmosha mbi 60 vjeç. vetëm 31 për qind.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Gjermanisë me dy palët ndërluftuese, shumica tenton të bashkëpunojë sërish më ngushtë me Rusinë. Në sondazhin e DW, 44 për qind janë në favor të kësaj, ndërsa pothuajse një e treta mbron një mbështetje më të madhe për Ukrainën.
Gjysma e rusishtfolësve në Gjermani mund të imagjinonin të demonstronin për ndalimin e menjëhershëm të luftës. 17 për qind dolën në rrugë për të mbështetur Ukrainën. Në rastin e Rusisë, do të ishte vetëm gjysma (nëntë për qind). Gatishmëria për të marrë pjesë në një demonstratë pro Putinit ishte edhe më e ulët, katër për qind. Por 20 për qind do të protestonin kundër tij.
Shumica janë skeptikë lidhur me të ardhmen. Pothuajse gjysma mendojnë që në plan afatgjatë nuk do të ketë paqe. Për pyetjen se kush do ta fitojë luftën përgjigjet janë afërsisht të balancuara. Njëmbëdhjetë për qind mendojnë Rusia dhe nëntë Ukraina. Pak më pak se një e pesta presin një zgjidhje diplomatike.

Edwin Warkentin rekomandon që politikanët gjermanë "t'i shikojnë më nga afër sondazhet dhe rezultatet statistikore të këtij lloji". Në mënyrë që gjithkush të kuptojë se komuniteti postsovjetik në Gjermani është një grup shumë heterogjen, me një socializim të shumicës në shoqërinë perëndimore gjermano-evropiane. "Kjo ështe shumë e rëndësishme," thekson Warkentin, "në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se këtu ka një diasporë që mund të ketë pikëpamje të ndryshme për këtë luftë dhe mund të ketë konflikt besnikërie". Sepse një konflikt i tillë besnikërie do të kishte potencialin të prishte paqen sociale në vend.
Warkentin nxjerr "përfundim të rëndësishëm" nga sondazhi i DW-dimap: se qëndrimi i të anketuarve ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, megjithëse janë më të prekur emocionalisht, korrespondon më shumë me qëndrimin e shumicës së shoqërisë. "Në këtë aspekt, unë mendoj se rezultatet e këtij lloji gjithashtu mund të relaksojnë dhe harmonizojnë të jetuarit së bashku në një shoqëri emigracioni."/ DW
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të premten n...
BUDAPEST, Hungari – Papa Françesku kritikoi të premten...
Shefi i BBC-së, Richard Sharp dha dorëheqjen të premte...
Ish-nënpresidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe...
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tër...
Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra inve...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të enjten voto...
Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sul...
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja...
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e ma...
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...