"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra investimesh nën normë për mbrojtjen në Evropë, dhe shumica e vendeve e kanë të vështirë të përmbushin detyrimet më minimale.
Por ata nuk do të kenë sukses në rast se nuk heqin dorë nga mentaliteti mjedisor, social dhe i qeverisjes (ESG) që gjallon midis institucioneve evropiane dhe investitorëve privatë.
Shumica e anëtarëve të NATO-s kanë dështuar prej kohësh në përmbushjen e standardit të aleancës për shpenzimet e mbrojtjes në nivelin 2 për qind të PBB-së. Industria e mbrojtjes në Evropë mbështetet tek investimet private për të ndihmuar financimin e kërkimit dhe zhvillimit, trajnimin dhe rekrutimin e një fuqie punëtore të kualifikuar etj.
Megjithatë, vitet e fundit investimet në mbrojtje janë bërë një tabu. Pjesa më e madhe e presionit për të mos shpenzuar vjen nga e majta politike që lobon tek investitorët dhe legjislaturat përmes organizatave jofitimprurëse.
“Ne kemi një problem sepse mendojmë se dërgesat dhe eksportet e armëve po ushqejnë konflikte, dhe se ato janë përgjegjëse për vdekjet dhe për një numër të madh refugjatësh”- thotë Tomas Kushenmajster, drejtor menaxhimi në organizatën jofitimprurëse “Facing Finance”.
Shoqata Suedeze e Konsumatorëve, thotë se dëshiron të kufizojë investimet në kompanitë e mbrojtjes që prodhojnë armë të diskutueshme si minat ose municionet thërrmuese, apo që u shesin armë qeverive që janë të korruptuara, të paqëndrueshme, dhe që kanë një histori të errët me respektimin e të drejtave të njeriut apo që “shpenzojnë një pjesë disproporcionale të buxhetit të tyre për blerjen e armëve”.
Por lufta është një biznes në thelb i shëmtuar, dhe duhet fat për të gjetur një kompani mbrojtëse që mund t’i përmbushë këto standarde. Mendësia ESG është përhapur edhe në institucionet e Bashkimit Evropian. Banka Evropiane e Investimeve, banka e zhvillimit të BE-së, ka një politikë kundër sigurimit të financimit për “municione dhe armë, duke përfshirë eksplozivët dhe armët sportive, si dhe pajisjet ose infrastrukturën e dedikuar për përdorim nga ushtarët dhe policët”.
Ecolabel, është një program certifikimi vullnetar i BE-së që i orienton konsumatorët drejt produkteve dhe bizneseve të qëndrueshme. Aktualisht po bëhet një përpjekje për të përfshirë edhe produktet financiare. Por projekt-propozimi më i fundit, sugjeron një kufizim ndaj investimeve në kompanitë që nxjerrin “më shumë se 5 për qind fitim nga prodhimi ose tregtimi i armëve konvencionale dhe i produkteve ushtarake të përdorura për luftime”.
A u kanë thënë këtë rusëve? Po ashtu BE-ja po punon për të zhvilluar një përkufizim të unifikuar për atë që kualifikohet si një investim ESG. Në korrikun e vitit 2021, Bashkimi Evropian publikoi një projekt-propozim për një “taksonomi sociale” që i rendit armët së bashku me lojërat e fatit dhe duhanin si “sektorë ose aktivitete të dëmshme”, të cilat “nuk mund të kualifikohen si shoqërisht të qëndrueshme”.
Pasi tanket ruse u futën në Ukrainë, një propozim e zbehu gjuhën e taksonomisë sociale për të përcaktuar si “të dëmshme” vetëm armët e diskutueshme si minat, municionet thërrmuese dhe armët kimike ose biologjike. Por Zhan Pi, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Industrive të Hapësirës Ajrore, Sigurisë dhe Mbrojtjes së Evropës, thotë se “bankat dhe investitorët evropianë kanë marrë sinjalin se në Evropa, mbrojtja nuk është një aktivitet i qëndrueshëm”.
Zoti Pi thotë se disa investitorë po e kufizojnë ekspozimin ndaj industrisë së mbrojtjes, dhe disa banka kanë refuzuar dhënien e kredive dhe garancive, ndërsa disa kompani sigurimi kanë rritur tarifat e tyre. Alesandra Genko, shefe e financës në kompaninë italiane të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, Leonardo, thotë se industria mund të përballet me kosto më të larta kapitale nëse më pak banka dhe institucione të gatshme do të investojnë në këtë fushë.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, deklaroi muajin e kaluar se është “problem” që “fondet tona të pensioneve këtu në Holandë nuk preferojnë të investojnë në industrinë e mbrojtjes”. Ka shumë shembuj të institucioneve financiare, të cilat kanë miratuar politika për të kufizuar investimet në mbrojtje.
Allianz Global Investors, thotë se fondet e saj të qëndrueshme nuk investohen në kompani që i nxjerrin më shumë se 10 për qind të të ardhurave nga armët, pajisjet ushtarake dhe shërbimet. Ndërkohë banka gjermane GLS e dënon “pushtimin rus të Ukrainës si një luftë agresioni dhe kundër ligjit ndërkombëtar”, thotë zëdhënësja Nora Shareika.
Por banka nuk investon në “armë dhe armatime”, një politikë “e bazuar në bindjen e saj” se ato “nuk mund të jenë asnjëherë të qëndrueshme, pasi shkatërrojnë jetë njerëzish”.
Vende agresive si Rusia dhe Kina, nuk kanë asnjë shqetësim të tillë etik. Ato respektojnë vetëm fuqinë ushtarake. Një Perëndim që ngurron të armatoset, nuk do t’i pengojë agresorët, dhe rezultati do të jetë një botë më e rrezikshme dhe e dhunshme./ Përshtatur nga CNA.al
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të enjten voto...
Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sul...
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja...
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e ma...
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...