A mund ta ndërmjetësojë Kina paqen në Ukrainë?
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...

Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe akuzat e ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja palëve për mospërmbushje të detyrimeve ndërkombëtare, përshkuan debatin e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Debati u zhvillua mbi një raport të Misionit të OKB-së për situatën në Kosovë, nga tetori i vitit të kaluar që përfshinë tensionet që përfshinë veriun e Kosovës. Të dyja palët e kritikuan raportin si të paplotë, por ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të vazhdojë të funksionojë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cilësoi UNMIK-un si “faktor destabilizues” që nuk i shërben qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon.
Ministri serb tha se në terren në Kosovë ka një mjedis “frike dhe trysnie mbi serbët”, ndërsa nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “ky është mekanizmi i vetëm i mundshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e komunitetit serb në Kosovë”.
Por, ai theksoi se Prishtina po e shmang qëllimshëm përmbushjen e këtij detyrimi.
"Jemi të sigurt se (kryeministri Albin) Kurti nuk do ta përmbushë marrëveshjen sepse qëllimi i tij është dëbimi i serbëve”, tha ministri Daçiç.
Ai tha se janë shtuar incidentet kundër serbëve në Kosovë, ndërsa kthimi i atyre që janë shpërngulur pas luftës është shumë i ultë. Ministri Daçiç kritikoi diplomatët perëndimorë që mbështeten zgjedhjet e 23 prillit në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga votuesit serbë.
Ministri serb tha se vendi i tij “kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të mbështesë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia po përpiqet të bllokojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Është e qartë që Serbia nuk do marrëveshje në bisedime. Përkundrazi dëshiron ta pengojë çfarëdo marrëveshje sepse Serbia e vitit 2023 nuk dëshiron më të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës, duke nënvizuar se shteti serb po e shton varësinë nga Rusia.
Ministrja Gërvalla, tha se "Serbia është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan", ndërsa përmendi krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
“Presidenti (Aleksandar) Vuçiç ishte ministër i propagandës i presidentit (Slobodan) Millsheviç dhe ai ende po vepron si ministër i propagandës dhe jo si president. Dora e djathtë e ‘kasapit’ të Ballkanit që ishte përgjegjës për luftërat e Ballkanit, është personi që sapo foli para nesh”, tha ajo duke theksuar se ministri Daçiç, “është përgjegjës për vrasje masive, përdhunime dhe krime lufte”.
Megjithatë, tha ajo “ne do të bisedojmë më të sepse duam paqe dhe zgjidhje”.
Pjesa më e madhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, u bënë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëhershme, duke vënë theksin te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Marrëveshja e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.
Javën që vjen udhëheqësit e të dyja vendeve do të takohen në Bruksel për të diskutuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi se ka biseduar me presidentin serb Vuçiç, për paparimin në procesin e bisedimeve dhe posaçërisht urgjencën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Presim një takim konstruktiv me 2 maj”, shkroi ai./ VOA
Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të ...
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një...
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të M...
Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se n...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, s...
Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për n...
Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëm...
Papa Françesku do të lejojë për herë të parë gratë të ...
Fillimisht, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme...
Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klik...
Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evrop...
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...