Ambasadorja e SHBA-së në OKB Thomas-Greenfield/ Thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...

Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që organizoi sulmin vetëvrasës të gushtit 2021 jashtë aeroportit të Kabulit nga i cili gjetën vdekjen 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe rreth 170 afganë, thanë zyrtarët amerikanë të martën.
Sulmi me bombë ndodhi më 26 gusht 2021, ndërsa trupat amerikane po përpiqeshin të ndihmonin amerikanët dhe afganët të largoheshin si pasojë e situatës kaotike pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
"Ai ishte një zyrtar kyç i ISIS-it i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e operacioneve si ai në Portën Abbey, dhe tani nuk është më në gjendje të komplotojë apo kryejë sulme," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby në një deklaratë, duke iu referuar hyrjes Abbey në aeroportin e Kabulit ku ndodhi shpërthimi. Ai nuk e përmendi emrin e zyrtarit.
Lajmi për vrasjen ishte konfirmuar më herët për agjencinë Associated Press nga babai i një marinsi të vrarë gjatë sulmit, i cili u informua të martën nga zyrtarët ushtarakë.
Gjatë fundjavës, ushtria amerikane filloi të informojë familjet e 11 marinsave, marinarit dhe ushtarit të vrarë në shpërthimin në portën Abbey gjatë tërheqjes kaotike amerikane nga Afganistani.
Këta familjarë e ndanë informacionin në një bisedë në një grup privat mesazhesh, sipas mamasë së një marinsi tjetër. Informacioni që familjet i dhanë agjencisë Associated Press u konfirmua nga tre zyrtarë amerikanë dhe një këshilltar i lartë i Kongresit, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar detaje që ende nuk ishin bërë publike.
Udhëheqësi i ISIS-it, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u vra në Afganistanin jugor në fillim të prillit, ndërsa talebanët kryen një seri operacionesh kundër grupit të Shtetit Islamik, sipas njërit prej zyrtarëve. Talibanët në atë kohë nuk ishin në dijeni të identitetit të personit që vranë, shtoi zyrtari.
Darin Hoover, babai i togerit Darin Taylor Hoover, tha se zyrtarët e shërbimit të marinsave i dhanë atij vetëm informacion të kufizuar të martën dhe nuk e identifikuan udhëheqësin e Shtetit Islamik dhe as nuk dhanë rrethanat e vdekjes së tij.
Zoti Hoover është një nga pjesëtarët e një grupi prej 12 familjesh të anëtarëve të forcave amerikane që kanë humbur jetën, të cilët janë mbështetur tek njëri-tjetri dhe kanë ndarë informacione përmes grupit të mesazheve që kur ndodhi bombardimi.
Dega afgane e Shtetit Islamik, e njohur si Shteti Islamik Khorasan ose ISIS-K, sipas një emri të vjetër të rajonit, është armik i talebanëve. Luftëtarët besnikë të Shtetit Islamik u shfaqën fillimisht në Afganistanin lindor në vitin 2014 dhe më vonë depërtuan në zona të tjera./ Voa
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir ...
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bos...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarë...
Tucker Carlson, një nga personalitetet kryesore televi...
Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin ...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka...
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...