Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar, qëndrimet ndaj udhëheqjes së Rusisë në nivel global kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, me një përqindje të madhe të popullsisë në dhjetëra vende që raportojnë mosmiratim për veprimet e Kremlinit.
Sipas një raporti të publikuar të martën nga organizata Gallup, të dhënat e përpiluara nga anketimi i mijëra njerëzve në 137 vende dhe rajone treguan një rënie të dukshme të miratimit për Kremlinin. Në shkallë globale, 57% e të anketuarve raportuan se nuk e miratojnë udhëheqjen e Rusisë gjatë vitit 2022, nga vetëm 38% një vit më parë.
Vetëm 21% e të anketuarve thanë se e miratojnë drejtimin e Rusisë, nga 33% në vitin 2021. Të dyja shifrat e miratimit dhe të mosmiratimit ishin shifrat më ekstreme që Gallup ka matur që kur filloi të bënte pyetjen në vitin 2007 si pjesë e sondazhit të tij vjetor që ndjek qëndrimet ndaj udhëheqësve globalë.
“Është e pabesueshme,” i tha Zërit të Amerikës Zacc Ritter, një hulumtues i organizatës Gallup dhe autori kryesor i raportit. "Unë nuk mendoj se kemi parë një ndryshim si ky më parë në të dhënat e Gallup-it për ndonjë vend".
Ndërsa përshtypja e njerëzve për udhëheqjen e Rusisë ndryshonte në vende të veçanta në sondazh, rezultati kryesor ishte një përkeqësim i imazhit publik të lidershipit të saj në të gjitha aspektet.
Ndryshimi ishte më i spikatur në Amerikën Latine dhe Karaibe, ku vlerësimi mesatar i miratimit ra me 21 pikë përqindjeje, në 16%, ndërsa vlerësimi mesatar i mosmiratimit u rrit me 30 pikë, në 61%.
Edhe në pjesë të Afrikës dhe Azisë ku ndikimi rus mbetet i fortë, ndryshimi ishte negativ. Në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, shkalla e mosmiratimit u rrit me 12 pikë, në 55%. Në Afrikën Nën-Sahariane, ku Rusia ka operacione me ndikim aktiv, shkalla e mosmiratimit u rrit nga 21% në 32%, duke u përkeqësuar edhe në vendet, udhëheqësit e të cilave kanë refuzuar të dënojnë luftën.
Megjithatë, Afrika nën-Sahariane ishte i vetmi rajon i anketuar nga Gallup në të cilin vlerësimi mesatar i miratimit të udhëheqjes së Rusisë (35%) mbeti mbi vlerësimin mesatar të mosmiratimit.
Të dhënat e mbledhura nga organizata Gallup tregojnë dallime të rëndësishme rajonale në qëndrimet ndaj udhëheqjes së Rusisë, me mosmiratimin më të madh të përqendruar në Evropë, Amerikën e Veriut, Australi, Korenë e Jugut dhe Japoni. Ndjenjat ndaj Rusisë ishin më kontradiktore në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Ashtu siç pritej, Ukraina regjistroi shkallën më të lartë të mosmiratimit, me 96%, e ndjekur nga afër nga Polonia, me 95%. SHBA, Kanadaja dhe 10 vende të tjera evropiane regjistruan vlerësime të mosmiratimit prej 90% ose më lart.
Në Tajvan, ishulli vetëqeverisës i pretenduar nga Kina dhe vetë nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit, kundërshtimi ndaj Rusisë ishte i madh. Në vitin 2021, vetëm 26% e tajvanezëve të anketuar shprehën mosmiratim ndaj udhëheqjes të Rusisë. Deri në vitin 2022, mosmiratimi arrit në 72%.
Një rast i veçantë ishte Kazakistani, ish-republika sovjetike në kufirin lindor të Rusisë. Normalisht një aleat i besueshëm i Moskës, Kazakistani tregoi një ndryshim të madh në qëndrim midis viteve 2021 dhe 2022. Miratimi i udhëheqjes ruse ra në 29% nga 55% dhe mosmiratimi u rrit në 50% nga vetëm 20%.
Steven Pifer, ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit që ka shërbyer edhe si ambasador në Ukrainë, i tha Zërit të Amerikës se nuk është sekret që Rusia ka dëmtuar seriozisht imazhin e saj ndërkombëtar, në veçanti në Evropë.
“Sigurisht kur shohim se si e shikojnë evropianët tashmë Rusinë, mendoj se është një imazh shumë më negativ se ç’ishte përpara se të fillonte lufta”, tha zoti Pifer, i cili është bashkëpunëtor i Qendrës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Universitetin e Stanfordit. “Veprimet e Rusisë janë kaq në kundërshti me parimet themelore që ne kemi menduar se kanë qenë baza e sigurisë evropiane... saqë tani, kur flasin për sigurinë në Evropë, nuk është në lidhje me sigurinë që përfshin Rusinë. Është për sigurinë përballë Rusisë”.
Në skenën më të gjerë globale, tha ai, do të jetë e vështirë për shumicën e udhëheqësve botërorë që të kenë një angazhim domethënës me zyrtarë të lartë rusë, apo që t’u besojnë atyre në rastet kur angazhimi është i mundshëm.
“Fillojeni nga koka. Vladimir Putini është akuzuar për krime lufte. Është vërtet e vështirë që një udhëheqës perëndimor të mundet të ulet me të, në këtë pikë. Ka kosto për reputacionin një vendim i tillë”, tha zoti Pifer.
Ai tha se gatishmëria e diplomatëve të lartë rusë për të recituar gënjeshtra dhe shtrembërime të dukshme për luftën të prodhuara nga Kremlini, do ta bëjë edhe më të vështirë riangazhimin.
“Diplomatët rusë për të cilët unë kisha një nivel respekti, thjesht ekzistojnë tashmë, duke thënë gjëra nga më të çuditshmet”, thotë zoti Pifer. “Kjo do t’iu kthehet kundër. Ata kanë humbur shumë besueshmëri, dhe do të jetë e vështirë ta rikthejnë atë”.
Megjithëse numri i njerëzve të anketuar e dallon anketimin e kompanisë Gallup, gjetjet e saj konfirmojnë ato të firmave kryesore studimore që kanë eksploruar rënien në pozitën globale të Rusisë, si p.sh. Qendra Kërkimore Pew, apo Ipsos.
Muajin e kaluar, kompania konsulente britanike Brand Finance, e cila publikon edhe një Indeks Global të Pushtetit të Butë, raportoi se gjatë vitit të kaluar, Rusia ishte i vetmi vend i cili pati rënie në pushtetin e saj të butë krahasuar me një vit më parë.
Pushteti i butë, që i referohet aftësisë së një vendi për të ndikuar tek sjellja e vendeve të tjera pa ushtruar forcën, rrjedhon nga shumë faktorë, përfshirë lidhjet ekonomike dhe influencat kulturore.
“Ndërsa vendet i janë kthyer pushtetit të butë për të restauruar tregtinë dhe turizmin pas një krize shkatërrimtare të shëndetit, rendi botëror është tronditur nga pushteti i fortë i sulmit të Rusisë në Ukrainë”, tha në një deklaratë drejtuesi i kompanisë Brand Finance, David Haigh. “Një ngjarje që do të ishte e vështirë të besohej nëse nuk do të ishte intensiteti i imazheve që kemi parë prej muajsh dhe pasojat që konflikti po lë tek politika dhe ekonomia”./ VOA
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bos...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarë...
Tucker Carlson, një nga personalitetet kryesore televi...
Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin ...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka...
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqës...
Ndërsa shtetet evakuojnë diplomatët e tyre nga Sudani, qyt...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë z...
Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në katër komuna në ...
Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azerbajxhan të "Zë...
Vendet në mbarë botën po shpenzojnë shuma rekord parash pë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...