Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të vitit 1986 në Çernobili të Ukrainës. Kjo është fatkeqësia më e madhe e një centrali bërthamor në histori. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakaletes njofton nga Varshava se ekspertët thonë se katër centrale bërthamore rrezikohen për shkak të agresionit në Ukrainë. Por centrali bërthamor më i rrezikuar, i cili ndodhet në Zaporizhia, është nën kontrollin e forcave ruse për më shumë se një vit.
Marsin e kaluar, forcat ruse morën nën kontroll centralin bërthamor Zaporizha të Ukrainës. Ekspertët thonë se që nga ajo kohë centrali ka funksionuar në kundërshtim me standartet e sigurisë. Zëri i Amerikës bisedoi me anëtarin e bordit të Shoqatës Evropiane Bërthamore, Powel Gajda.
“Si rezultat i agresionit rus, është e pamundur të respektohen të gjitha standartet e sigurisë që kërkohen normalisht në centralin bërthamor”.
Enti rregullator i Ukrainës për centralet bërthamore, “Energoatom” thotë se predhat ruse kanë dëmtuan infrastrukturën e centralit.
“Sistemet dhe siguria degradojnë dhe mirëmbajtja nuk bëhet në kohë. Pajisjet mund të dështojnë në çdo moment”, thotë Olga Kosharna, eksperte e sigurisë bërthamore me Shoqatën Bërthamore të Ukrainës.
Dëshmitarët okularë thonë se në oborrin e centralit ka pajisje ushtarake ruse.
“Rusë të armatosur vendosën diktatin mbi stacionin bërthamor. Ata morën kontrollin e objektit, perimetrin e sigurisë dhe dislokuan pajisjet e tyre ushtarake, tanke, autoblinda dhe ushtarë”.
Oleg Dudar drejtonte divizionin e operacioneve të centralit. Ai punoi për gjashtë muaj ndërsa centrali ndodhej nën pushtuesit rusë dhe më pas vendosi të largohej.
“Ata që nuk janë të pranishëm në central nuk mund ta imagjinojnë se sa e rëndë është situtata aty, madje as unë që qëndrova për disa muaj”.
Të gjashtë raktorët e centralit bërthamor janë mbyllur që nga shtatori. Çka do të thotë se shkalla e fatkeqësisë së mundshme është ulur, thotë Mark Zheleznyak, profesor në Institutin e Radioaktivitetit Mjedisor në Universitetin Fukushima.
“Nuk mund të ketë një shpërthim të madh sepse reaktorët nuk po punojnë. Dy qytete pranë centralit rrezikohen më së shumti. Është qyteti Enderhodar ku jetojnë kryesisht ata që punojnë në central. Qyteti tjetër është Nikopoli, rreth 15 kilometra larg centralit bërthamor”.
Agjencia Kombëtare e Polonisë për Energjinë Atomike thotë se ndërsa është ulur shkalla e kërcënimit, centrali ka nevojë për energji elektrike për të ftohur reaktorët. Deri tani centrali ka patur gjashtë ndërprerje energjie, e fundit në mars. Kjo ndodhi për shkak të bombardimeve ruse, thotë rregullatori ukrainas, Energoatom.
“Elektriciteti është i nevojshëm për të vënë në funksionim pompat me ujë për ftohjen e reaktorëve. Nëse nuk qarkullon uji për ftohjen e reaktotëve, temperaturat mund të rriten deri në shkrirjen e bërthamës dhe lëndës djegëse bërthamore e cila lëshon izotope radioaktive”, thotë Marcin Dabrowski, me Agjencinë Kombëtare të Energjisë Atomike të Polonisë.
Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka qenë në central që nga shtatori, ndërsa njoftoi në prill se bombardimet dhe shpërthimet mund të dëgjoheshin pranë centralit. Drejtori i përgjithshëm i IAEA (Rafael Mariano Grossi) e quajti situatën në terren "të rrezikshme" dhe u zotua të vazhdojë të bëjë trysni për mbrojtjen e centralit bërthamor./ VOA
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir ...
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bos...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...