Shuarja e Papa Françeskut/ Trupi vendoset sot në Bazilikën e Shën Pjetrit
Ditën e sotme trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Ba...

Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.
Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev.
Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.
“Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese... sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.
Në rajonin Kirzhach - i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus - u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.
Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo.
Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell.
Një kanal në Telegram tha se kishin ndodhur 10 deri në 11 shpërthime dhe se zjarrfikës nga rajonet fqinje ishin thirrur për ta luftuar zjarrin.
Sipas kanalit, është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkaktarin e zjarrit./ REL
Ditën e sotme trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Ba...
Të paktën 24 persona mbetën të vrarë pasditen e së martës ...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një intervistë...
Funerali i Papa Françeskut do të mbahet më 26 prill në orë...
Papa Françesku u shua mëngjesin e së hënës. Reagimet dhe n...
Zbardhet testamenti Papa Françeskut. Në testamentin e tij ...
Papa Françesku u shua të hënën e Pashkëve, në moshën 88-vj...
Shuarja e Papa Françeskut, mëngjesin e sotëm në orët e par...
Ka dështuar për herë të katërt konstituimi i Kuvendit të K...
Papa Françesku u shua të hënën në mëngjes, njoftoi Vatikan...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar pas...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, është shprehur për ...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur ngus...
Papa Françesku u shua sot në moshën 88-vjeçare. Për të kri...
Shtëpia e Bardhë shprehu të hënën ngushëllimet e saj për s...
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, me anë...
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka ndarë mesazhin e ngu...
Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta me anë ...
Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri homazhe Papa Franç...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...