"Në dobi të popullit venezuelian"/ Rubio përshkruan 3 fazat e planit të administratës Trump për Venezuelën
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar d...

Shirat e rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit nxitën vërshime në pjesë të mëdha të Kosovës, të cilat shkaktuan dëme materiale dhe detyruan autoritetet ta shtyjnë për disa ditë rifillimin e mësimit pas pushimit dimëror.
Reshjet e mëdha në ditët e fundit sollën përmbytje duke shkaktuar dëme në prona dhe infrastrukturë, evakuime, si dhe bllokim rrugësh të martën. Moti i lig nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar, thanë autoritetet të mërkurën.
Shiu pushoi të mërkurën ditën por reshjet rifilluan pasdite vonë. Gjendja me vërshime në vend vazhdon të jetë “dinamike” në disa komuna, përfshirë Prizrenin, pasi Drini i Bardhë ka dalë nga shtrati, tha Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në Facebook.
“Në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, tha ajo.
Por, agjencia paralajmëroi se gjendja mund të përkeqësohet në rast se do të bjerë më shumë shi, “megjithatë rreziku i tanishëm vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi”.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se vërshimet kanë shkaktuar telashe me ujin e pijes në disa pjesë të vendit, si Prishtina, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Kamenica, Vitia, Deçani, Klina dhe Mitrovica.
Instituti tha se do ta vëzhgojë dhe vlerësojë cilësinë e ujit të pijës në bashkëpunim me ujësjellesit rajonalë për shkak të turbullirave të shkaktuara nga vërshimet.
Më herët, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se mësimi - i paraparë të rifillonte sot – është shtyrë për të hënën e 12 janarit.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur”, shkroi Nagavci në Facebook.
Ajo bëri të ditur se orët e humbura të enjten dhe të premten, do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Pasojat e vërshimeve
Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaji dhe Gjakova, janë komunat më të prekura nga vërshimet, sipas AME-së. Përveç dëmeve në prona, në këto pjesë të vendit pati edhe evakuime të banorëve nga shtëpitë e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi institucionet për reagimin ndaj vërshimeve për mbrojtjen e "jetës dhe pronës".
"Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate", shkroi ajo në Facebook.
Osmani tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është në gatishmëri që të ofrojë mbështetje "nëse paraqitet nevoja".
Përmbytjet në disa rrugë bënë që Kompania për Distribuimim e Energjisë Elektrike (KEDS) të ndërprejë rrymën në Drenas, Malishevë dhe Rahovec të martën.
Në Drenas, KEDS tha se "uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik".
Më vonë, autoritetet njoftuan se furnizimi me energji elektrike u rikthye pas krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrje të KEDS-it.
Në rrjete sociale, banorë, zyrtarë komunalë dhe media lokale të qyteteve të ndryshme kanë publikuar foto e video që tregojnë përmbytjet.
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka publikuar disa foto nga vizitat e tij te lagjet e përmbytura dhe ka thënë se ekipet emergjente kanë qenë të angazhuara në terren që nga mesnata t[ martën.
“Reshjet e natës së mbrëmshme të cilat po vazhdojnë edhe sot kanë sjellë vërshime në disa zona të Komunës së Skenderajt, duke shkaktuar vështirësi për një numër familjesh”, shkroi Lushtaku në Facebook.
Më pas ai tha se situata aktualisht është "nën kontroll". Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave. /REL
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije ...
Një manjat rus ka humbur jetën në malet Urale të Rusisë, p...
Forcat detare të Shteteve të Bashkuara e kanë kapur një ci...
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetori...
Një nga vullkanet nënujore më aktive në botë, Axial Seamou...
Franca po punon me aleatët e saj evropianë për një përgjig...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë d...
Presidenca e Bosnje e Hercegovinës - e cila mbikëqyr Forca...
Europa Perëndimore po përballet me më shumë borë dhe akull...
Rifillimi i mësimit pas pushimit dimëror është shtyrë në g...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se vend...
Futbollisti francez, Alexis Vergos, ka humbur jetën, pasi ...
Europa Perëndimore po përgatitet për më shumë borë dhe aku...
Aldrich Ames, një oficer i CIA-s i cili u bë një nga agjen...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Presidenti i SHBA-së, ...
Mbahet sot funerali i ikonës franceze të kinemasë, Brigitt...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se qeveria e p...
Të rriturit në Angli po konsumojnë shumë më tepër kripë ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...