Bosnja shprehet e gatshme për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gazë
Presidenca e Bosnje e Hercegovinës - e cila mbikëqyr Forca...

Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë deri në 2 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën marrëveshje për këtë, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump.
Kjo marrëveshje është shenjë e fuqishme se Qeveria e Venezuelës po i përgjigjet kërkesës së Trump-it për t’i hapur dyert për kompanitë amerikane të naftës, nëse nuk dëshiron të përballet me rrezikun e një ndërhyrjeje të mëtejshme ushtarake.
Trump ka thënë se dëshiron që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, t’i japë SHBA-së dhe kompanive private “qasje të plotë” në industrinë e naftës së Venezuelës.
Venezuela ka miliona fuçi nafte të ngarkuara në cisterna dhe në depo magazinimi, të cilat nuk ka qenë në gjendje t’i eksportojë për shkak të bllokadës së eksporteve të vendosur nga Trumpi qysh nga mesi i dhjetorit.
Bllokada ishte pjesë e rritjes së trysnisë amerikane ndaj Qeverisë së presidentit venezuelas Nicolas Maduro, që çoi në rrëzimin e tij nga pushteti pasi u kap javën e kaluar forcat amerikane.
Zyrtarë të lartë venezuelas e kanë quajtur kapjen e Maduros “rrëmbim” dhe e kanë akuzuar SHBA-në se po përpiqet t’i “vjedhë” rezervat e mëdha të naftës së vendit.
Venezuela do t’ia “dorëzojë” SHBA-së midis 30 dhe 50 milionë fuçi “naftë të sanksionuar”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.
“Kjo naftë do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe ato para do të kontrollohen nga unë, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u siguruar që të përdoren në dobi të popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, do të jetë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes, tha Trump, duke shtuar se nafta do të merret nga anijet dhe do të dërgohet drejtpërdrejt në portet amerikane.
Furnizimi i kësaj nafte të bllokuar drejt SHBA-së mund të kërkojë fillimisht rialokimin e ngarkesave që ishin destinuar fillimisht për Kinën, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.
Vendi aziatik ka qenë blerësi kryesor i naftës venezuelase gjatë dekadës së fundit, veçanërisht qëkurse Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj kompanive të përfshira në tregtinë e naftës me Venezuelën në vitin 2020.
“Trump dëshiron që kjo të ndodhë herët, në mënyrë që të mund të thotë se është fitore e madhe”, tha një burim nga industria e naftës./REL
Presidenca e Bosnje e Hercegovinës - e cila mbikëqyr Forca...
Europa Perëndimore po përballet me më shumë borë dhe akull...
Rifillimi i mësimit pas pushimit dimëror është shtyrë në g...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se vend...
Futbollisti francez, Alexis Vergos, ka humbur jetën, pasi ...
Europa Perëndimore po përgatitet për më shumë borë dhe aku...
Aldrich Ames, një oficer i CIA-s i cili u bë një nga agjen...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Presidenti i SHBA-së, ...
Mbahet sot funerali i ikonës franceze të kinemasë, Brigitt...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se qeveria e p...
Të rriturit në Angli po konsumojnë shumë më tepër kripë ng...
Holanda po zvogëlon pjesëmarrjen e saj në misionet kundër ...
Vetëm disa ditë pas operacionit për kapjen e Nicolas Madur...
Në Iran vazhdojnë demonstratat antiqeveritare. Sipas dëshm...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha në një k...
Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërta...
Suksesi të hap oreksin. I inkurajuar nga aksioni rrufe i S...
Groenlanda dhe Danimarka kanë kërkuar një takim urgjent me...
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 do të diskutojnë Vene...
Ka përfunduar samiti i Koalicionit të të Vullnetshmëve në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...