Groenlanda dhe Danimarka kërkojnë takim urgjent me Marco Rubio
Groenlanda dhe Danimarka kanë kërkuar një takim urgjent me...

Suksesi të hap oreksin. I inkurajuar nga aksioni rrufe i SHBA në Venezuelë, presidenti Donald Trump po e konsideron hapur mundësinë e operacioneve të mëtejshme, siç deklaroi të dielën gjatë fluturimit të tij nga Florida për në Uashington.
"Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë dhe qeveriset nga një njeri i sëmurë, që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara", tha republikani. "Dhe ai nuk do ta bëjë këtë më për shumë kohë."
Një gazetare e pyet: a do të thotë kjo një veprim ushtarak të mëtejshëm? "Tingëllon mirë," i përgjigjet Trumpi. Me shumë gjasa do të duhet të "bëhet" diçka edhe për Meksikën, megjithësi ai e vlerëson Presidenten e vendit. Sepse Meksika kontrollohet nga kartelet e drogës.
Dhe pastaj është Groenlanda. Me anije ruse dhe kineze kudo, Groenlanda është e nevojshme qoftë edhe vetëm për arsye të sigurisë kombëtare, sipas Trumpit, aq më tepër që danezët nuk janë në gjendje ta përballojnë këtë kërcënim:
"A e dinit që Danimarka së fundmi ka forcuar sigurinë në Groenlandë? Angazhuan një slitë tjetër me qenë. Është e vërtetë! E konsideruan vendim të shkëlqyer".
"Ne do të riafirmojmë dhe zbatojmë Doktrinën Monroe"
Që prej Venezuelës, Trumpi dhe anëtarë të qeverisë së tij po thonë hapur se si dëshiron të veprojë SHBA-ja në të ardhmen në pjesën e saj të botës. Sekretari i Shtetit Marco Rubio: "Kjo është Hemisfera Perëndimore, këtu jetojmë ne, dhe nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të bëhet një bazë operacionesh për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Amerikës."
Kjo do të thotë seShtetet e Bashkuara nuk lejojnë më që shtetet e tjera sovrane në rajon të vendosin vetë me cilat vende dhe kompani të mbajnë marrëdhënie dhe të bëjnë biznes. Kjo përcaktohet në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare. Në faqen 15, thuhet: "Pas viteve të moszbatimit, Shtetet e Bashkuara do të rikonfirmojnë dhe zbatojnë Doktrinën Monroe për të rivendosur primatin amerikan në Hemisferën Perëndimore."
Kjo doktrinë u formulua më shumë se 200 vjet më parë nga Presidenti James Monroe. Që atëherë, ajo ndalonte çdo ndërhyrje të fuqive evropiane në Amerikën Latine. Duke iu referuar emrit të parë të Trumpit, mediat tani e quajnë politikën e re të jashtme të SHBA-së "Doktrina Donroe", dhe vetë Trumpi tashmë e ka përdorur këtë term.
Hegseth: "Është mjaft e mrekullueshme"
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjithashtu iu referua dje Doktrinës Monroe para një grupi rekrutësh të ushtrisë: "Ka pasur amerikanë që e kanë zbatuar Doktrinën Monroe që në vitin 1823," tha ai.
"Ja ku jemi tani, në vitin 2026, dhe Presidenti Trump po rivendos dominancën dhe frenimin në hemisferën tonë. Ju do të jeni pjesë e kësaj trashëgimie. Është mjaft e mrekullueshme." Kishte kaluar shumë kohë që politikanët amerikanë nuk e kishin përdorin fjalën "dominim" aq shpesh sa e kanë përdorur në ditët e fundit.
Në fund të kapitullit për Hemisferën Perëndimore, Strategjia Kombëtare e Sigurisë përfundon me këtë fjali: "Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për të imponuar largimin e kompanive të huaja që realizojnë projekte infrastrukturore në rajon." Duket se, për shembull, kompanitë ndërtimore evropiane që operojnë në Amerikën Latine mund të kenë probleme me administratën Trump. /DW
Groenlanda dhe Danimarka kanë kërkuar një takim urgjent me...
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 do të diskutojnë Vene...
Ka përfunduar samiti i Koalicionit të të Vullnetshmëve në ...
Është publikuar fotoja familjare e liderëve që kanë marrë ...
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga moti i keq që ka për...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinov...
Aleatët e Ukrainës janë shprehur se garancitë e sigurisë d...
Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka cilësuar situatën në...
Teksa numërimi i votave me postë dhe me kusht po vazhdon n...
Irani ka arrestuar më shumë se 1 mijë persona që nga filli...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ndau një deklaratë të p...
Të martën, në Solemnitetin e të Epifanisë, Papa Leo XIV kr...
Basti i heshtur i Michael Burry-t për naftën venezuelase p...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të d...
Parisi është përfshirë këtë javë nga moti kaotik dhe dëbor...
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numër...
Të shtëna me armë janë dëgjuar të hënën në mbrëmje mbi kry...
"Administrata Trump ka bërë një gabim të madh duke mos bas...
Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po ...
Delcy Rodriguez, ish-zëvendëspresidente e Venezuelës, ësht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...