Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Turqisë dhe Greqisë që të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin më tej tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.
“Në një kohë kur Rusia përsëri po sulmon një shtet sovran europian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s janë veçanërisht të padobishme”, tha për "Zërin e Amerikës" një zëdhënës i departamentit të shtetit të martën.
Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia, ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.
Ankaraja së fundmi e ka akuzuar Athinën për armatosjen e ishujve të çmilitarizuar të Egjeut, diçka që Athina e kundërshton. Presidenti turk Erdogan nuk e kishte akuzuar më parë Greqinë për pushtimin e tyre.
Në përgjigje të një pyetjeje nga shërbimi turk i "Zërit të Amerikës" mbi retorikën e fundit të zyrtarëve të Turqisë dhe Greqisë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë aleatët tanë të NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”.
Edhe zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder, theksoi nevojën për uljen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë, pas njoftimeve se forcat greke drejtuan sistemet S-300-të të mbrojtjes ajrore nga avionët turq.
"Sekretari Austin ka biseduar në të kaluarën me homologët e tij turq dhe grekë dhe ka theksuar nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ulur tensionet në Egje përmes një dialogu konstruktiv", tha zoti Ryder, duke refuzuar të komentonte mbi njoftimet për përdorimin nga forcat greke të sistemit S-300.
Bashkimi Europian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore” pasi presidenti turk Erdogan akuzoi Greqinë për pushtimin e ishujve të çmilitarizuar në Egje dhe tha se Turqia ishte e gatshme “të bëjë atë që është e nevojshme” kur të vijë koha.
“Kërcënimet dhe retorika agresive janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”, tha Peter Stano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, duke nënvizuar kërkesat e BE-së që dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.
Në vitin 2023, Turqia do të mbajë zgjedhjet e radhës të cilat cilësohen si sfida më e madhe zgjedhore e qeverisjes gati 20-vjeçare të zotit Erdogan. Ai po shfrytëzon arritjet në skenën globale ndërsa ka rritur retorikën e tij për politikën e jashtme.
Ankaraja thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të viteve 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos i armatosë ato. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë vazhdimisht se Turqia do të fillojë të vërë në dyshim sovranitetin grek mbi ishujt nëse Athina këmbëngul në armatosjen e tyre./voa
Presidenti Joe Biden foli me telefon të martën me kryemini...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të...
Në grindjen me Komisionin e BE-së lidhur me shpërdorimet e...
Zyrat e taksave në Francë po përdorin teknikën moderne për...
Yevgenia Albats, kryeredaktore e revistës "The New Tim...
Problemet me shërbimin e internetit në institucionet e...
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, tha të martën ...
Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Shtetet e B...
Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin...
Qeveria federale gjermane ka nënshkruar një paketë t...
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha s...
Një lajm i trishtë raportohet në Afganistan, ku si pasojë ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Resht...
Boris Johnson është larguar nga Downing Street për her...
Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në famil...
Ka shkuar në 65 numri i viktimave nga tërmeti i fuqish...
Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, pë...
Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të inve...
Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në ...
Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...