Votuesit amerikanë bombardohen me reklama elektorale
Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Shtetet e B...

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, tha të martën se Rusia po ndërpret furnizimin me gaz natyror për Europën, si kundërpërgjigje për sanksionet dhe shtoi se Europa “po korr atë çfarë mbolli”.
Frika në Europë është shtuar për mundësinë e një dimri të vështirë, pasi Rusia njoftoi se do ta mbajë të mbyllur tubacionin kryesor që furnizon me gaz Gjermaninë.
Rusia ka ndalur për një periudhë të pacaktuar kohore furnizimin nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1 dhe ka kufizuar ose ka ndërprerë furnizimin e tri tubacioneve të saj kryesore drejt Perëndimit, që kur filloi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt. Gjithashtu, furnizimi me karburant është devijuar drejt lindjes.
“Europa po korr realisht çfarë mbolli”, u tha zoti Erdogan gazetarëve në Ankara të martën, duke shtuar se sanksionet e shtynë Presidentin Putin të kundërpërgjigjet duke përdorur furnizimin energjitik.
“Putini po përdor të gjitha mjetet dhe armët, dhe më i rëndësishmi nga këto është gazi natyror. Fatkeqësisht, ne nuk do ta dëshironim këtë gjë, por një situatë e tillë po zhvillohet në Europë”, tha zoti Erdogan.
“Mendoj se Europa do të përjetojë probleme serioze këtë dimër. Ne nuk e kemi një problem të tillë”, shtoi ai.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, është përpjekur të ruajë balancën mes Moskës dhe Kievit duke kritikuar sulmin e Rusisë dhe duke i dërguar armë Ukrainës, ndërkohë që ka kundërshtuar sanksionet e Perëndimit dhe ka vazhduar tregtinë, turizmin dhe investimet me Rusinë.
Moska fajëson ndërprerjen e furnizimit me pjesë ndërrimi të shkaktuar nga sanksionet perëndimore, si arsye të ndaljes së furnizimit me gaz nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1. Vendet europiane e konsiderojnë këtë shpjegim të pakuptimtë, dhe e akuzojnë Rusinë se po e përdor si armë furnizimin me energji në kundërpërgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës për shkak të sulmit në Ukrainë./ VOA
Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Shtetet e B...
Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin...
Qeveria federale gjermane ka nënshkruar një paketë t...
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha s...
Një lajm i trishtë raportohet në Afganistan, ku si pasojë ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Resht...
Boris Johnson është larguar nga Downing Street për her...
Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në famil...
Ka shkuar në 65 numri i viktimave nga tërmeti i fuqish...
Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, pë...
Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të inve...
Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në ...
Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për...
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë...
Vaksina e parë nga hundët për COVID-19 është miratuar ...
Një 19-vjeçar është bërë viral në rrjet gjatë një përp...
Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul ishin mes gjash...
Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfr...
Rishi Sunak pak më parë ka reaguar pas fitores së Liz ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...