Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhënien e vizave për qytetarët e Rusisë, ky proces për ta pritet të bëhet më i vështirë. Kjo pasi Komisioni Europian më 6 shtator propozoi pezullimin e plotë të marrëveshjes për lehtësimin e vizave mes Bashkimit Europian dhe Federatës Ruse.
Ky propozim i KE-së, që u miratua të martën, është në linjë të njëjtë me atë që ishin marrë vesh ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit joformal që u mbajt javën e kaluar në Pragë të Republikës Çeke.
“Shtetet si Rusia, që bëjnë agresion dhe luftë, nuk do të duhej të kualifikoheshin për lehtësim të vizave përderisa vazhdon të zbatojë politikë destruktive të jashtme dhe agresion ushtarak ndaj Ukrainës, duke demonstruar mospërfillje të rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
Pezullimi i marrëveshjes, sipas Komisionit Europian, është edhe përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë të bllokut dhe interesave të tij si dhe shteteve anëtare si rezultat i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Pezullimi nënkupton se shtetasit e Rusisë nuk do të mund të llogarisin më në qasje të privilegjuar në BE dhe do të përballen me një proces më të gjatë për marrjen e vizave, më strikt dhe do të paguajnë më shtrenjtë për viza.
Në njoftimin e KE-së thuhet se “BE-ja do të mbetet e hapur për disa kategori të qytetarëve të Rusisë që udhëtojnë për nevoja esenciale, përfshirë ata që kanë anëtarë të familjes në BE, gazetarët, disidentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”.
Komisionerja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, duke përsëritur se Rusia e ka shkelur parimin e mirëbesimit dhe themelet e së drejtës ndërkombëtare me agresionin ndaj Ukrainës dhe krimet e pretenduara të luftës që forcat e saj po bëjnë atje, tha se vendimi i sotëm është dëshmi e unitetit të BE-së përballë sjelljes agresive të Moskës.
“Propozimi i sotëm është përgjigje e fuqishme dhe e përbashkët e BE-së. Së shpejti do të dalim me udhëzime se si të forcojmë masat e kontrollit për kërkesat për viza nga qytetarët e Rusisë dhe po ashtu edhe kontrollin e vendkalimeve kufitare, pa e shkëputur veten nga disidentët në Rusi dhe shoqëria civile” , tha Johansson.
Nga disa shtete të BE-së, sidomos nga Polonia dhe vendet Baltike, ka pasur propozim që blloku europian të ndalojë tërësisht lëshimin e vizave për qytetarët e Rusisë.
Por, një masë e tillë nuk ka marrë mbështetjen e disa vendeve, që i kanë cilësuar si “kundërproduktive” dhe që do të mund të forconte regjimin e presidentit Vladimir Putin në Rusi, nëse të gjithë qytetarëve rusë do t’u ndalohej hyrja në BE.
Si kompromis, vendet anëtare janë pajtuar që të pezullohet marrëveshja e lehtësimit të vizave, që do ta bëjë marrjen e vizave për qytetarët rusë./ REL
Një lajm i trishtë raportohet në Afganistan, ku si pasojë ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Resht...
Boris Johnson është larguar nga Downing Street për her...
Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në famil...
Ka shkuar në 65 numri i viktimave nga tërmeti i fuqish...
Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, pë...
Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të inve...
Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në ...
Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për...
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë...
Vaksina e parë nga hundët për COVID-19 është miratuar ...
Një 19-vjeçar është bërë viral në rrjet gjatë një përp...
Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul ishin mes gjash...
Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfr...
Rishi Sunak pak më parë ka reaguar pas fitores së Liz ...
Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkal...
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë s...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pasardhësit e...
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët jashtë am...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...