Shpallet emri i kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë s...

Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkalë”, “Asnjë më”, “Gra armatosuni”, “Nuk durojmë më”, qindra qytetarë u mblodhën për herë të dytë brenda një jave në Prishtinë, për të shprehur revoltën ndaj dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave.
Protestuesit fillimisht më 5 shtator ndaluan para ndërtesës së Qeverisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe, pastaj para Këshillit Prokurorial, ku kërkuan edhe shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.
“Ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa Prokuroria të na tregojë përfundimisht që është me viktimat e jo dhunuesin”, tha një protestuese.
Dorëheqjen e Munishit më 4 shtator e ka kërkuar ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila po ashtu ka thënë që duhet të merren veprime edhe ndaj “prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk po i kryejnë detyrat e tyre”.
Shkas i këtyre protestave u bë rasti i përdhunimit të një vajze 11 vjeçe, më 27 gusht, në një park të Prishtinës.
Rastin e 11-vjeçares, institucionet e drejtësisë po e trajtojnë në dy vepra të ndryshme penale.
Veç masës së paraburgimit prej 30 ditësh për pesë të dyshuarit për dhunimin e të miturës, e njëjta masë është caktuar edhe për gjashtë të dyshuar tjerë, të cilët siç pretendohet nga institucionet e drejtësisë, në qershor kishin trafikuar, dhunuar dhe shfrytëzuar të miturën për shërbime seksuale.
Protestuesit kanë disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës. Ndër tjera ata kërkojnë legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjes së gazit irritues për vetëmbrojtje, shkarkimin e zyrtarëve që nuk e kanë kryer punë e tyre, krijimin e njësitit të specializuar për dhunë seksuale në policinë e Kosovës, futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla dhe sigurinë si dhe drejtësi e rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale.
Për kërkesën për përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje, më 4 gusht, ministrja Haxhiu tha se janë caktuar dy grupe punuese në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të bërë analizën ligjore dhe atë të sigurisë.
Me MPB-në tha se janë në komunikim edhe për të përmbushur kërkesën për krijimin e njësitit të specializuar për dhunë seksuale në Policinë e Kosovës. Ndërsa me ministrinë e Arsimit tha se janë në komunikim për të përmbushur kërkesën e protestuesve për futjen e lëndës së edukatës seksuale nëpër shkolla.
Për shkarkimin e zyrtarëve, Haxhiu tha se “disa janë shkarkuar dhe do të vijojmë edhe me të tjerë”.
E për kërkesën për sigurim, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, ajo tha se ato përfshihen në shumë prej aktiviteteve të Strategjisë kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje 2022-2026.
Më 31 gusht, protestë me kërkesat e njëjta ishte mbajtur në Prishtinë. Në të njëjtën ditë protesta ishin mbajtur edhe në Tiranë e Shkup.
Deri më tani, lidhur me rastin e dhunimit të të miturës në Prishtinë, dorëheqje kanë dhënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Ali Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës./REL
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë s...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pasardhësit e...
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët jashtë am...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka mbërritur në Mit...
Numërimi mbrapsht në fushatën rraskapitëse mbi gjashtëjavo...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, qëndron të hënën në...
Një tërmet 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën pje...
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plago...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi Europë...
Ambasada amerikane në Rusi, njoftoi largimin nga Moska...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të premten se do ...
Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të g...
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjer...
Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë d...
Sulmet me artileri nga ana e forcave ruse goditën gjat...
Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme n...
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, bëri thirrje ...
Një zjarr i madh në një zonë rurale në Kaliforninë ver...
Me një "Apel të Mynihut" që kërkon organizimin më të mirë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...