Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Me një "Apel të Mynihut" që kërkon organizimin më të mirë dhe përmirësimin e e migracionit të punës në Gjermani përfundoi kongresi ndërkombëtar i i 26-të i Renovabis, organizatës humanitare "Aksioni i Solidaritetit të Katolikëve Gjermanë me njerëzit në Europën Qendrore dhe Lindore", i zhvilluar në Mynih (31.08-01.09). 200 pjesëmarrësit nga 20 vende të ndryshme në kongres iu kushtuan shanseve që hap punësimi për qytetarët nga Ballkani dhe Europa lindore e qendrore, por edhe pasojave negative që lidhen me të.
1,7 milionë persona nga Europa Lindore e Juglindore punojnë në Gjermani me kontratë të rregullt, duke plotësuar kështu nevojat e tregut gjerman të punës dhe duke kryer punë që shpesh nuk janë të preferuara nga gjermanët. Pa këtë fuqi të huaj punëtore në Gjermani do të kishin pësuar kolaps disa degë të ekonomisë dhe kujdesit social. Por krahas tyre ka edhe një numër të lartë të punësuarve të parregullt ose ilegalë që shfrytëzohen dhe që paguhen keq.
Sidomos në sektorin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit ka një numër të madh të të punësuarve nga Europa lindore e juglindore. Shumë punojnë në 24 orë në kujdes shtëpiak për të moshuarit, në një formë gjysmë legale. Mbi efektin e migracionit mobil u diskutua nga ekspertë të Renovabis në ditët e kongresit dhe u kërkuar më shumë mbrojtje ligjore për të punësuarit. Në "Apelin e Mynihut" organizatorët vunë theksin, se migracioni i punës është një detyrë e përgjithshme shoqërore.
Pasojat e emigracionit për familjet në vend
Start drejt një jete më të mirë në Gjermani? Shumë ëndrra realizohen, por ka edhe një problematikë tjetër, pak të prekur në shoqëri, e cila zuri vend në kongresin e Renovabis; pasoja që sjell migracioni i punësimit tek familjet e migrantëve. Nëse një burrë apo grua largohet të punojë jashtë për një kohë të caktuar, pas lihen fëmijë e familje, që duhet të përballen me situatën që nuk është e lehtë për të dyja palët. Motra franziskane Relindis Vossel në misionin e Renovabis në Delvinë përshkroi përvojën e saj nga Shqipëria. "Shqipëria është një vend që i habit turistët", rrëfen Vossel, sipas dpa. Ata shohin rrugë të mira, shumë shtëpi të reja dhe të bukura të ndërtuara, resorte pushimesh me plazhe të mrekullueshme. Por ajo që ata nuk shohin është përditshmëria e njerëzve, e atyre që kanë mbetur aty, që nuk kanë shkuar në perëndim, e fëmijëve dhe pleqve.
Në pikën më jugore të vendit sipas statistikës, dy të tretat e qytetarëve e kërkojnë fatin jashtë, sipas Vossel.
Motra franziskane Relindis Vossel që e njeh mirë këtë përdtishmëri në Shqipëri përshkroi në kongres pasojat për ata që kanë mbetur pas. Ato për një 10-vjeçar që e rrit gjyshja, sepse prindërit janë ndarë. Ai troket tek qendra e misionit franziskan dhe pyet nëse "mundet që vitin e ardhshëm të vijë për ndihmë për detyrat e shtëpisë". Ndërsa një ish-drejtor gjimnazi 80-vjeçar ankohet se i ikën dëshira të luajë shah, sepse nuk ka më kundërshtarë. Në shtëpi ai është i ngarkuar me detyrën e kujdesit për bashkëshorten e sëmurë. Të dy fëmijët jetojnë jashtë dhe kontakti është i rrallë.
Kompensim për vendet që humbasin fuqinë punëtore
Renovabis kërkon nga politika që përmirësojë kushtet e migracionit të punësimit, si për të ardhurit në Gjermani, por edhe për vendet origjinë, që tani duhet të luftojnë me largimin e fuqisë punëtore. Në Apelin e Mynihut të Renovanis kërkohet që krahas strategjisë për tërheqjen e fuqisë punëtore t'u jepet një kompensim financiar dhe social vendeve që kanë humbje të fuqisë punëtore. Drejtori i Renovabis, Thomas Schwartz është shprehur se qeveria gjermane duhet që atyre vendeve nga vjen fuqia punëtore, t'u japë një kompensim financiar për shkollimin. Këto vende humbasin fuqinë punëtore për të cilën është investuar, humbasin potencial të rëndësishëm për ekonominë e tyre, aftësinë konkurruese.
Jo pak rajone në Shqipëri, Ballkan e vende të tjera europianolindore janë shkretuar, për shkak të emigracionit masiv.
Studiuesi i migracionit, Tado Juric solli shembullin e Kroacisë, që ka investuar 18 miliardë euro në shkollimin e punëtorëve, të cilët sot janë larguar e punojnë në Gjermani. Për të mbajtur më shumë njerëz në vend mund të përdoren metoda të reja si telepunësimi apo home-office, kërkon studiuesi. Po ashtu në kongres u theksua, se ka rëndësi që këta njerëz që kontribuojnë për mirëqenien ekonomike të Gjermanisë të marrin respektin e duhur, mirënjohjen dhe vlerësimin e shoqërisë gjermane./DW
Në mesazhin e përditshëm përmes videos, presidenti ukraina...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me k...
Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, ...
Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështeten nga Moska bën...
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi së fundmi k...
Një shpërthim ka ndodhur mesditën e së premtes në “Ach...
83 vjet pas sulmit të Gjermanisë së Hitlerit ndaj Polonisë...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29....
Për momentin, kompania ruse energjetike "Gazprom" nuk do t...
Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presid...
Vdekja e udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, erdhi...
Presidenti i SHBA, Joe Biden e përdori dhjetëra herë f...
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...
Në Beograd po mbahet prej dy ditesh Panairi i Verës, a...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar nda...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi...
52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën...
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Qeveria polake ka thënë se do t'i kërkojë Gjermanisë d...
Menjëherë pas mesnate, çmimi i karburantit në Gjermani...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...