Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për në Gjermani, ndërsa Europa dhe Shtetet e Bashkuara e akuzuan presidentin rus Vladimir Putin se po e përdor energjinë si armë. Siç njofton nga Londra korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, ka shqetësime mjedisore në rritje lidhur me një shpërthim të pashpjegueshëm të gazit rus pranë Arktikut.
Rusia po djeg sasi të mëdha gazi pranë kufirit finlandez. Edhe pse djegia është e zakonshme në këtë industri, Rusia ka djegur gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë për dy muaj, ndërsa Europa vuan nga mungesat. Ekspertët e cilësojnë atë si një fatkeqësi mjedisore.
“Për shkak të luftës në Ukrainë, ka shumë pak informacion se çfarë po ndodh në të vërtetë atje. Kështu që ne vetëm mund të spekulojmë se për momentin ka disa vështirësi teknike”, thotë Esa Vakkilainen në universitetin Lut.
Vendndodhja është në Portovaya në Rusi - vendi i stacionit të kompresorit për tubacionin e gazit Nord Stream 1 që kalon nën Detin Baltik në Gjermani. Gazpromi, në pronësi të Rusisë nuk ka komentuar mbi shpërthimin.
Javët e fundit Rusia uli sasinë e gazit që dërgon përmes tubacionit Nord Stream 1 në vetëm 20 për qind të kapacitetit. Dhe këtë javë ai u mbyll tërësisht për tre ditë. Rusia thotë se turbinat kanë nevojë për mirëmbajtje. Europa e kundërshton këtë – dhe akuzon Kremlinin se po e përdor gazin si armë.
“Mendoj se është një lloj loje. Problemi ynë është se tani ne nuk jemi në gjendje t'i përgjigjemi siç duhet kësaj loje” thotë Markus Soeder, guvernator i Bavarisë.
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur gati dhjetë herë sa çmimi mesatar gjatë dekadës së fundit. Gjermania shpalli një krizë gazi në qershor - dhe paralajmëroi se konsumatorët dhe bizneset duhet të ulin konsumin e tij. Konsumi ka rënë me rreth 20 për qind.
Në një fjalim të zymtë, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi "fundin e begatisë".
"Liria jonë - sistemi i lirisë në të cilin jemi mësuar të jetojmë - ka një kosto", tha zoti Macron.
Rusia furnizoi Bashkimin Europian me 40 për qind të nevojave të gazit vitin e kaluar. Ndërsa Kremlini mbylli rubinetat, Europa po përpiqet të gjejë burime alternative. Importet e gazit natyror të lëngshëm - duke përfshirë nga Shtetet e Bashkuara - kanë ndihmuar në mbushjen e depozitave të gazit me 80 për qind të kapacitetit, dy muaj përpara objektivit të BE-së. Kjo ka qetësuar tregjet.
“Magazinimi në vetvete nuk mjafton për dimrin. Nëse Rusia ndërpreret furnizimin, siç pritet të ndodhë, gazi i lëngshëm që mund të sigurojmë, megjithë rezervat e tanishme, do të mjaftonin për dy muaj e gjysmë në sezonin e dimrit. Dhe pastaj, Evropa mbetet e bllokuar” thotë analisti Tom O’Donnell.
Evropa po përpiqet të heqë dorë nga gazi i Putinit. Por analistët thonë se do të duhen të paktën dy vjet.
“Ndërkohë, ai ka leva dhe do t’i përdorë sa mundet përpara se të humbasë plotësisht biznesin. Për Putinin, varësia e Evropës nga gazi rus është shumë më e madhe sesa le të themi rëndësia e këtyre parave, sepse ai fiton shumë më tepër para nga nafta”, thotë analisti.
Në mbarë Evropën, terminalet e rinj të gazit të lëngshëm janë në ndërtim e sipër; termocentralet e vjetra të qymyrit dhe ato bërthamor po ndizen përsëri; ka investime të mëdha në energjinë e rinovueshme. Por në aspektin afatshkurtër, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme - dhe qeveritë po paralajmërojnë për një dimër të vështirë përpara./voa
Në Beograd po mbahet prej dy ditesh Panairi i Verës, a...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar nda...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi...
52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën...
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Qeveria polake ka thënë se do t'i kërkojë Gjermanisë d...
Menjëherë pas mesnate, çmimi i karburantit në Gjermani...
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier ...
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...