CDU dhe CSU kërkojnë forcim të mëtejshëm të forcave të armatosura gjermane
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...

Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të miratojë ndryshimet kushtetuese, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, i ka bërë këto deklarata pas një vizite që ka realizuar më 31 gusht në Shkup.
Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.
Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.
Megjithatë, ai është kundërshtuar nga opozita maqedonase, e cila ka thënë se minon shtetin maqedonas, dhe ka shkaktuar protesta e tensione.
Nga Qeveria në Shkup nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë procesi për ndryshimin e Kushtetutës, por kujtojnë se procesi i skriningut duhet të përfundojë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.
Roth, ka thënë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të lehta, por duhet të ndodhin me angazhimin e të gjitha subjekteve politike.
“E di që nuk është e lehtë për shumëkënd kur bëhet fjalë për ato ndryshime kushtetuese, por secili duhet ta pyesë veten – jo si mund ta ndihmojë partinë time - por si mund ta ndihmojë dhe të kontribuojë për vendin tim”, ka thënë Roth pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski.
Ai ka siguruar qytetarët maqedonas se ndryshimi i kushtetutës dhe miratimi i propozimit francez nuk rrezikon identitetin e tyre kombëtar.
“Kjo është arsyeja pse tani është shumë e rëndësishme që edhe një herë të theksohet dhe të bëhet e qartë se BE-ja nuk është vetëm një treg i brendshëm dhe një komunitet që ka një monedhë, por është një komunitet që ka diversitet kulturor dhe gjuhësor, dhe se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në identitetin kulturor. Asnjë marrëveshje nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë këtë pasi ky është parimi bazë mbi të cilin është ngritur BE-ja”, ka thënë mes tjerash ai.
Sipas tij, edhe “BE-ja ka obligim të jetë më e pranishme në Maqedoninë e Veriut, të jetë më e dukshme, të angazhohet më shumë, të ofrojë perspektivë për të rinjtë, veçanërisht në këto kohë të vështira kur mund të ndjejë zhgënjim dhe frustrim me BE-në”.
Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat e votave, apo me votat për të 80 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Në një prononcim javën e kaluar, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se “është shumë e vështirë të arrihet shumica e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare”.
Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje - fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin./ REL
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
Një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitore...
Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën është kthyer në n...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Europë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e s...
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit...
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në P...
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar thirrje për 160 mil...
Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transpar...
Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Europian për të ...
Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Pol...
Kleriku shiit me ndikim në Irak, Moqtada al-Sadr, u bë...
Thirrja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të n...
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernand...
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...