OKB paralajmëron se 6 milionë afganë janë në rrezik nga uria
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez, flet për DW mbi rreziqet potenciale të zbatimit të projektit të qeverisë së Tiranës për dhënien e shtetësisë të huajve që mund të investojnë në Shqipëri.
DW: Cilat janë dispozitat e legjislacionit të BE, me të cilat bie ndesh projekti i qeverisë së Tiranës, për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve, që mund të investojnë në Shqipëri, pra dhënien e të ashtuquajturave, ”pasaporta të arta”?
Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja respekton të drejtën e vendeve sovrane për të vendosur mbi mënyrën e dhënies së shtetësisë. Në të njëjtën kohë, konteksti aktual i agresionit rus kundër Ukrainës, nxjerr më tej në pah, rreziqet që paraqesin skemat e shtetësisë për investitorët e huaj dhe nevojën e hapave të menjëhershëm. Këto janë programe që ofrojnë shtetësinë në këmbim të një pagese ose investimi të paracaktuar dhe pa një lidhje reale me vendin në fjalë.
DW: Znj. Pisoreno-Hermandez, sapo përmendët rreziqet, por cilat janë ato nëse ky projekt megjithë paralajmërimet e KE, do të ecë drejt zbatimit?
Ana Pisonero-Hernandez: Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët.
DW: BE hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë në korrik të këtij viti, pikërisht me rishikimin analitik të legjislacionit shqiptar, me synimin / kërkesën shumëvjeçare që legjislacioni kombëtar të jetë në përputhje me atë të BE-së. Sipas strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, procesi i anëtarësimit është i kthyeshëm nëse nuk ka progres në përmbushjen e kërkesave të këtij procesi. A përbën konflikti i këtij projekti me ligjin e BE një mundësi të tillë?
Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja po monitoron, në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE, çdo plan nga vendet kandidate për të futur skemat e shtetësisë. Aktualisht jemi duke përgatitur raportet e ardhshme vjetore të paketës së zgjerimit, që pritet të prezantohen në tetor.
DW: Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen këtë javë, të mërkurën, më 31 gusht në Pragë për të diskutuar arrestimin nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëve në Shqipëri, në Gramsh dhe në Poliçan. Të dyja këto incidente tregojnë që paralajmërimet e BE-së për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, janë reale, të bazuara. Cilat janë pritshmëritë e BE-së nga ky takim? A do të jetë pjesë e agjendës së këtij takimi çështja e "Pasaportave të Arta” nga Shqipëria?
Ana Pisonero-Hernandez: Po ndjekim njoftimet për incidentin në objektin ushtarak në Gramsh. Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur u urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...
Një gazetar i pavarur rus është akuzuar për financimin e n...
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dh...
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjer...
Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën ...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë ka ng...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkusht...
Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i ...
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
Përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA-së e mbrojtjes së...
Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore...
Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – ...
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...
Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë prob...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakista...
Ministrat e Bashkimit Europian pritet që të mbështesin...
Një gjykatëse federale në Florida po i kërkon Departam...
Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dn...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...