Ndërprerja e gazit rus dhe çmimet në Europë
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...

Presidenti i SHBA, Joe Biden e përdori dhjetëra herë fjalën "demokraci" në një fjalim të apasionuar për atë që ai e sheh si një udhëkryq kritik për Shtetet e Bashkuara, për shkak të republikanëve të mbështetur nga ish-presidenti Trump. Zoti Biden tha se ata përbëjnë një kërcënim për demokracinë amerikane. Ai e bëri të qartë se cilin konsideron përgjegjës.
Presidenti Joe Biden beson se Shtetet e Bashkuara janë në një udhëkryq kritik. Të enjten në mbrëmje ai e bëri të qartë se cilin konsideron përgjegjës.
"Nuk ka dyshim që Partia Republikane sot është e mbizotëruar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trumpi dhe republikanët e MAGA-s. Dhe kjo përbën kërcënim për këtë vend", tha ai.
Zoti Biden foli për 25 minuta, gjatë të cilave e përmendi 25 herë fjalën “demokraci”.
Ai denoncoi republikanët e lidhur me zotin Trump, të cilët i bëjnë jehonë pretendimit të rremë të tij se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën, ata që bëjnë përpjekje për të shtypur pjesëmarrjen e votuesve në shtetet kyçe dhe ata që morën pjesë ose inkurajuan sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.
Por ai shprehu gjithashtu optimizëm për atë që e sheh si një të ardhme më të mirë, nën drejtimin e partisë së tij, fitoret e fundit legjislative të së cilës i paraqiti si provë.
"Ne mund të zgjedhim një rrugë më të mirë drejt së ardhmes. Një e ardhme me mundësi, një e ardhme për të realizuar ëndrrat dhe shpresëdhënëse. Ne po e ndjekim atë rrugë".
Përpara fjalimit, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy e akuzoi presidentin Biden për përçarje.

"Kur Presidenti të flasë sot, fjalët e para nga goja e tij duhet të jenë të kërkojë ndjesë për etiketimin e dhjetëra miliona amerikanëve si fashistë", tha ai.
Kjo është vizita e dytë këtë javë e zotit Biden në shtetin e Pensilvanisë, që shihet si një fushë beteje midis demokratëve të partisë së tij dhe republikanëve të zotit Trump në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.
Më herët gjatë ditës, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre theksoi se ky ishte më shumë se një fjalim fushate.
"Bëhet fjalë për luftën themelore në mbarë globin mes autokracisë dhe demokracisë dhe për faktin se demokracia është jetike që ky vend të ecë përpara", tha ajo.
Analistët vëzhgojnë se fitoret dhe përparësitë e fundit legjislative të zotit Biden nuk përputhen shumë me temat e fjalimit.
"Po fillojmë të shohim se cilat janë temat në favor të demokratëve: armëmbajtja është një prej tyre, demokracia është një tjetër. Dhe është interesante që ai nuk ka bërë shumë në drejtim të legjislacionit në asnjërën nga këto fusha. E megjithatë ato janë temat që ai po trajton, por jo me synimin për të hartuar politika për momentin: me shpresën për fitoren e demokratëve në nëntor”, thotë William Howell, profesor i politikës amerikane në Universitetin e Çikagos.
Historianët që studiojnë retorikën presidenciale thonë se toni i zotit Biden ka ndryshuar dukshëm me afrimin e zgjedhjeve për Kongresin.

"Unë besoj se intensifikimi i retorikës nga presidenti dhe demokratët e tjerë po funksionon. Ka prova që shumë votues të pavarur - jo votues të zotit Trump, - veçanërisht gratë, madje edhe në shtetet konservatore, si Teksasi dhe Kansas, kanë humbur durimin me obstruksionizmin republikan, me lajmet për shkeljen e ligjit nga ish-presidenti Trump. Sa më shumë të jetë ai në lajme, aq më mirë duken demokratët", thotë Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit në Austin.
Por të enjten në mbrëmje në Filadelfia, presidenti e tha fjalën votë vetëm tetë herë, duke zgjedhur të paraqesë vizionin e tij për Amerikën.
"Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe Zoti e ruajtë kombin tonë. Dhe Zoti i ruajtë të gjithë ata që mbrojnë demokracinë tonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Faleminderit."
Mbetet për t’u parë se cili botëkuptim do të triumfojë kur amerikanët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në nëntor./ VOA
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...
Në Beograd po mbahet prej dy ditesh Panairi i Verës, a...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar nda...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi...
52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën...
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Qeveria polake ka thënë se do t'i kërkojë Gjermanisë d...
Menjëherë pas mesnate, çmimi i karburantit në Gjermani...
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier ...
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...