Kriza energjetike/ Scholz: "Ne nuk do ta lëmë askënd vetëm"
Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë d...

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t'i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë më 4 shtator, transmeton agjencia e lajmeve "Beta".
Macron dhe Scholz thanë në një letër të përbashkët drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.
"Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.
Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiçit që të tregojë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet mes dy vendeve.
“Tensionet e fundit kanë treguar se urgjentisht nevojiten hapa konstruktivë, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letër.
“Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë për të çuar përpara procesin”, thuhet në letrën drejtuar Vuçiçit.
Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dyja vendeve.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.
Serbia e ka zbatuar atë menjëherë dhe për 11 vjet u ka lëshuar qytetarëve të Kosovës këtë lloj dokumenti.
Kur Qeveria e Kosovës ka vendosur ta zbatojë këtë pikë të marrëveshjes më 1 gusht, serbët në veri të Kosovës kanë rritur tensionet përmes vendosjes së barrikadave.
Qeveria e Kosovës ka shtyrë më pas zbatimin e vendimit për 1 shtator, mirëpo ndërkohë palët janë marrë vesh për moslëshimin e tyre.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.
Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.
Serbia, në anën tjetër, kërkon zgjidhje kompromisi./ REL
Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë d...
Sulmet me artileri nga ana e forcave ruse goditën gjat...
Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme n...
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, bëri thirrje ...
Një zjarr i madh në një zonë rurale në Kaliforninë ver...
Me një "Apel të Mynihut" që kërkon organizimin më të mirë ...
Në mesazhin e përditshëm përmes videos, presidenti ukraina...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me k...
Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, ...
Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështeten nga Moska bën...
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi së fundmi k...
Një shpërthim ka ndodhur mesditën e së premtes në “Ach...
83 vjet pas sulmit të Gjermanisë së Hitlerit ndaj Polonisë...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29....
Për momentin, kompania ruse energjetike "Gazprom" nuk do t...
Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presid...
Vdekja e udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, erdhi...
Presidenti i SHBA, Joe Biden e përdori dhjetëra herë f...
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...