Gjykatësja pranon kërkesën e ish-presidentit Trump/ Një ekspert i posaçëm do të shqyrtojë dokumentet
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump...

Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për sulmet me thikë në Saskatçuan është gjetur i vdekur.
Trupi i Damien Sanderson, 31 vjeç, u gjet në James Smith Kri, ku ndodhën vrasjet.
Zyrtarja policore, Rhonda Blackmore, tha gjatë një konferencë për media se trupi i pajetë i të dyshuarit u gjet të hënën në orën 11:30, sipas kohës lokale.
Gjatë një konference për media, ajo tha se “trupi u gjet në një zonë të gjelbëruar në afërsi të një shtëpie që po ekzaminohej” nga autoritetet. Sipas saj, kishte “lëndime të dukshme” në trup që nuk besohet se janë shkaktuar nga vetë Damien Sanderson.
Megjithatë, policia nuk tregoi se kush ishte përgjegjës për vdekjen e të dyshuarit.
Dy të dyshuarit e sulmeve të së dielës ishin vëllezër dhe i dyshuari i dytë, Myles Sanderson, është ende në arrati dhe besohet se gjendet në qytetin Regina. Ai ka qenë i njohur për policinë pasi në të kaluarën kishte kryer krime të ndryshme, përfshirë krime kundër individëve dhe pronës.
Të dielën, 10 persona u therën për vdekje dhe 18 të tjerë u plagosën në rajonin Saskatçuan - një prej akteve më të rënda të dhunës në historinë moderne të Kanadasë.
Regina, që është kryeqyteti i provincës, ishte vendi ku për herë të fundit u panë të dyshuarit.
Policia kanadeze tha se zyrtarët policorë nga tri rajone - Saskatçuan, Manitoba dhe Alberta – ishin përfshirë në operacionet për gjetjen e autorëve.
Pavarësisht se ende nuk është kapur nga policia, Myles Sanderson po akuzohet për vrasje.
Në Saskatçuan, ku gjendet James Smith Kri – shtëpi e afër 2.000 pjesëtarëve të komunitetit indigjen – është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Mediat në Kanada kanë identifikuar disa prej vitikave, por zyrtarët ende nuk kanë dhënë informacione për ta./rel
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë...
Vaksina e parë nga hundët për COVID-19 është miratuar ...
Një 19-vjeçar është bërë viral në rrjet gjatë një përp...
Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul ishin mes gjash...
Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfr...
Rishi Sunak pak më parë ka reaguar pas fitores së Liz ...
Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkal...
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë s...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pasardhësit e...
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët jashtë am...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka mbërritur në Mit...
Numërimi mbrapsht në fushatën rraskapitëse mbi gjashtëjavo...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, qëndron të hënën në...
Një tërmet 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën pje...
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plago...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi Europë...
Ambasada amerikane në Rusi, njoftoi largimin nga Moska...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të premten se do ...
Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të g...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...