Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend
Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (L...

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten vendosjen e sanksioneve të reja gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, në prag të përvjetorit të dytë të sulmit të Moskës kundër Kievit. Masat e reja, që vijnë në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të rritur trysninë ndaj Kremlinit, vënë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte.
Masat synojnë të godasin sistemin kombëtar rus të pagesave me kartela të njohur si ‘Mir’, institucionet financiare ruse, bazën e saj industriale ushtarake, individët dhe kompanitë që kanë shmangur sanksionet amerikane kundër Rusisë, sektorin e energjisë dhe fusha të tjera.
Sanksionet përfshijnë edhe zyrtarë që kanë luajtur rol në burgosjen dhe vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq javën që shkoi në një burg në Arktik. Departamenti amerikan i Shtetit vuri sanksione ndaj tre zyrtarëve të Shërbimit Federal të Burgjeve në Rusi të cilët i akuzoi se kanë lidhje me vdekjen e opozitarit Navanly, duke përfshirë zëvendësdrejtorin e këtij institucioni, i cili thuhet se udhëzoi stafin e burgut të ushtronte trajtim të ashpër ndaj kritikut të Kremlinit.
Presidenti Biden fajësoi drejtpëdrejt Presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny.
Në një fjalim para guvernatorëve amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, ai përmendi takimin që kishte patur me bashkëshorten dhe vajzën e zotit Navalny të enjten në San Francisko, duke thënë se i siguroi që “trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë në mbarë botën dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë që Putini të pagujë një çmim për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen brenda vendit”.
“Kievi është ende në këmbë, Ukraina është ende e lirë dhe populli i Ukrainës mbetet i papërkulur dhe i pathyeshëm”, tha më tej Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij ku foli edhe për sanksionet e fundit të SHBA-së kundër Rusisë, qëndresën e popullit ukrainas dhe mbështetjen amerikane për Kievin.
Ai shtoi se Uashingtoni duhet të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, e cila po përballet me mungesa të mëdha municionesh, ndërsa ndihma ushtarake amerikane është bllokuar prej muajsh në Kongres.
Departamenti amerikan i Thesari vuri në shënjestër rreth 300 individë dhe subjekte, Departamenti amerikan i Shtetit goditi mbi 250, ndërsa Departamenti i Tregtisë shtoi mbi 90 kompani në listën e kompanive të sanksionuara.
Vendimi zgjeron listën e sanksioneve nga viti i kaluar, kur Shtetet e Bashkaura vendosën masa ndaj mbi 200 individëve dhe subjekteve, ndërsa Departamenti i Tregtisë vuri në shënjestër 90 kompani në përvjetorin e parë të luftës.
Sanksione e së premtes nga Shtetet e Bashkuara vijnë në koordinim me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britanisë. Këto janë të fundit nga mijëra masat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aletët e tyre, pas sulmit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, lufta që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shkatërruar qytete.
Ekonomia ruse, e përqëndruar në eksporte, është treguar më e qëndrueshme ndaj sanksioneve të pashembullta sesa ishte ishte parashikuar.
Administrata e Presidentit Biden ka shteruar paratë e miratuara më parë për Ukrainën dhe një kërkesë për fonde shtesë është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.
“Është jetike që Kongresi të lëvizë dhe të bashkohet me aleatët tanë në mbarë botën, për t’i dhënë Ukrainës mjetet për të mbrojtur veten dhe lirinë e saj kundër sulmit barbar të Putinit”, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen./ VOA
Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (L...
Bashkimi Evropian ka përsëritur se dëshiron t’u ndihmojë K...
Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e re të sanksionev...
Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të ci...
Një ish-informator i FBI-së që pretendon se ka lidhje me s...
Pamje të rënda po qarkullojnë në media të emigrantëve që k...
Greqia është alarmuar mëngjesin e kësaj të premteje nga kë...
Nuk është lajm që ekonomia gjermane po ecën keq. Siegfried...
Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa...
Nëna e Alexei Navalny-t ka thënë se i është treguar tr...
Një zjarr masiv u ka marë jetën të paktën katër personave ...
Jason Steinhauer, ekspert nga Shtetet e Bashkuara mbi dezi...
Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit të ndjerë opozitar rus,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të enjten ...
Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollis...
Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bis...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një dip...
Një numër i revistës së përjavshme ruse, "Sobesednik", kus...
Një operacion në shkallë të gjerë që përfshin autorite...
Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish-Presidentit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...