Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...

Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa synonte uljen të enjten, duke i rikthyer Shtetet e Bashkuara në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga ecja e famshme mbi të e astronautëve të misioneve Apollo të NASA-s.
Kompania Intuitive Machines bëhet kështu biznesi i parë privat që realizon me sukses një ulje në Hënë, një arritje kjo e realizuar nga vetëm pesë shtete. Një tjetër kompani rivale nuk arriti të bënte ulje në Hënë muajin e kaluar.
U mësua se sinjali që u mor në Tokë nga mjeti hapësinor Odysseus ishte i dobët dhe se kontrollorët bënë përpjekje për ta përforcuar atë duke siguruar kontakt më të mirë. Edhe orët përpara uljes ishin të tensionuara për shkak të dështimit të sistemit të navigimit me lazer. Ekipi i kontrollorëve vendosi të provonte një sistem eksperimental të NASA-s që nuk ishte përdorur më parë dhe mjetit hapësinor iu desh të bënte edhe një tjetër rrotullim përreth Hënës për të mundësuar këtë ndryshim të momentit të fundit.
Anija hapësinore iu afrua Hënës të mërkurën, gjashtë ditë pasi u nis me një raketë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Anija arriti të futej në orbitën e Hënës për të filluar përgatitjet për uljen në sipërfaqe.
Kontrollorët monitoruan fluturimin në një distancë prej gati 400 mijë kilometrash, nga një qendër komandimi të kompanisë në Hjuston.
Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë pajisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.
Operacioni i kompanisë Intuitive Machines është përpjekja më e fundit në një seri përpjekjesh nga shtete dhe kompani private. Japonia arriti një ulje në Hënë muajin e kaluar, duke iu bashkuar kështu uljeve të suksesshme nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India.
Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga prania në sipërfaqen e Hënës në vitin 1972, pasi programi Apollo i NASA-s dërgoi 12 astronautë në sipërfaqen e Hënës. Një kompani nga Pitsburgu, Astrobotic Technology, bëri një përpjekje muajin e kaluar, por pësoi një rrjedhje karburanti që e detyroi anijen t’i drejtohej sërish atmosferës së Tokës ku edhe u dogj.
Zona e uljes së përzgjedhur nga kompania Intuitive Machines është pranë polit jugor të Hënës, e rrethuar nga kodra dhe kraterë që mund të përmbajnë ujë të ngrirë.
Anija furnizohet me energji diellore dhe u projektua që ta vazhdojë aktivitetin për rreth një javë pas uljes.
Krahas eksperimenteve teknologjike dhe të navigimit të NASA-s, kompania Intuitive Machines u pagua edhe nga entitete të tjera, si p.sh. nga kompania e veshjeve Columbia Sportswear për të dërguar në Hënë materialin e saj më të ri për veshjet izoluese; nga skulptori Jeff Koons për të dërguar atje 125 ministatuja; si dhe nga Universiteti Embry-Riddle i Aeronautikës për disa kamera që do të regjistronin momentet e uljes mbi sipërfaqe./VOA
Nëna e Alexei Navalny-t ka thënë se i është treguar tr...
Një zjarr masiv u ka marë jetën të paktën katër personave ...
Jason Steinhauer, ekspert nga Shtetet e Bashkuara mbi dezi...
Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit të ndjerë opozitar rus,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të enjten ...
Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollis...
Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bis...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një dip...
Një numër i revistës së përjavshme ruse, "Sobesednik", kus...
Një operacion në shkallë të gjerë që përfshin autorite...
Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish-Presidentit ...
Muzika në nivelin më të lartë të saj Ashtu si harku gjiga...
Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjerm...
Bashkimi Evropian është pajtuar për paketën e re të sanksi...
Besimi te shkenca dhe shkencëtarët ishte në qendër të një ...
Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der ...
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández dikur ...
Alberta në Kanada është "shtëpia" e depozitave më të mëdha...
Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve pë...
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...