Anija amerikane me të evakuarit nga Sudani mbërrin në Arabinë Saudite
Një anije transporti e marinës së Shteteve të Ba...

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetëm nga dhjetori e deri tani, Rusia ka pësuar 100 mijë viktima, duke përfshirë më shumë se 20 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina u ka rezistuar sulmeve të rënda nga forcat ruse në Ukrainën lindore.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara bazohet në të dhënat e sapopublikuara të shërbimeve amerikane të zbulimit. Ai nuk dha detaje se si agjencitë amerikane të zbulimit arritën në këtë përfundim.
Gjenerali Mark Milley, tha në nëntor se Rusia kishte pësuar mbi 100 mijë të vrarë ose të plagosur në tetë muajt e parë të luftës. Shifrat e reja sugjerojnë se humbjet ruse janë rritur në mënyrë dramatike në muajt e fundit.
Trupat nga grupi mercenar rus Wagner dhe forcat e tjera ruse po luftojnë kundër trupave ukrainase shtëpi më shtëpi për kontrollin e asaj që është bërë e njohur si "rruga e jetës", rruga e fundit e mbetur në perëndim ende në duart e Ukrainës, gjë që e bën atë kritike për furnizimet dhe mbërritjen e trupave të reja ruse në zonat lindore të Ukrainës. Të dyja palët kanë përmendur fitoret e tyre në ditët e fundit.
Zoti Kirby tha se gati gjysma e të vrarëve që nga dhjetori kanë qenë anëtarë të grupit Wagner, shumë prej tyre të dënuar që u liruan nga burgu për t'iu bashkuar luftës së Rusisë në Ukrainë. Ai tha se forcat e grupit Wagner "u dërguan në luftime pa trajnim të mjaftueshëm, pa udhëheqje luftarake ose logjikë komandimi dhe kontrolli organizativ".
Zoti Kirby nuk pranoi të fliste lidhur me numrin e të vrarëve në mesin e forcave ukrainase. Gjenerali Milley tha në nëntor se rreth 100 mijë ukrainas ishin vrarë në luftimet me forcat ruse në tetë muajt e parë të luftës./ Voa
Një anije transporti e marinës së Shteteve të Ba...
Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia...
Rusia lëshoi 18 raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës të h...
Autoritetet talibane të Afganistanit do të mungojnë në bis...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Paris ku tre perso...
Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se f...
Papa Françesku u ka kërkuar hungarezëve që t’i hapin d...
Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ek...
Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aks...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Dam...
Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë ...
Sipas një anketimi të kryer nga organizata “Gallup”, 57 pë...
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të ...
Pesë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vra...
Autoritetet polake thanë të shtunën se kanë sekuestruar nj...
Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një depo karburan...
Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të...
Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë. Pothuajse 40 pë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...