Rrjedhja e gazit u merr jetën 11 personave në Indi
Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aks...

Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë rnuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.
Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor.
Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe grupet private ushtarake kundër atyre të që janë të mbrojtur prej konventës, veçanërisht qytetarëve ukrainas”.
Anëtari i Komisionit, Mehrdad Payandeh tha se që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, komisioni ka marrë njoftime për shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë “raste dhe praktika të përdorimit të tepruar të forcës, vrasjeve, torturës, përdhunimit dhe formave të ndryshme të dhunës seksuale”, që pretendohet se janë kryer nga shteti rus.
Komisioni ka marrë informacion edhe për marrjen me forcë dhe zhvendosjen në Rusi të banorëve dhe fëmijëve, nga territoret ukrainase të aneksuara nga Moska apo të kontrolluara prej saj.
"Ne i kemi trajtuar këto shqetësime", tha zoti Payandeh. “Sërish, Federata Ruse nuk i komentoi këto shqetësime apo nuk dha më shumë informacion për ato”.
Në mesin e muajit prill qeveria ukrainase raportoi se më shumë se 19384 fëmijë janë marrë me forcë dhe janë zhvendosur në Rusi dhe fati i mijëra të tjerëve mbetet i paqartë.
Organizatat e OKB-së dhe të të drejtave të njeriut thonë se shumë fëmijë dyshohet se u janë dhënë për birësim familjeve ruse.
Në 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, për përfshirjen e tyre në deportimin e fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë.
Anëtarët e komisionit i bënë thirrje Federatës Ruse që të kryejë hetime të paanshme për të gjitha rastet e raportuara të abuzimit të të drejtave të njeriut të përmendura në raportin e tij.
Ata po kërkojnë gjithashtu t'i jepet fund praktikës së mobilizimit të detyruar ushtarake të anëtarëve të komunitetit tatar të Krimesë.
Rusia nuk ka komentuar ende raportin./VOA
Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aks...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Dam...
Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë ...
Sipas një anketimi të kryer nga organizata “Gallup”, 57 pë...
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të ...
Pesë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vra...
Autoritetet polake thanë të shtunën se kanë sekuestruar nj...
Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një depo karburan...
Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të...
Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë. Pothuajse 40 pë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të premten n...
BUDAPEST, Hungari – Papa Françesku kritikoi të premten...
Shefi i BBC-së, Richard Sharp dha dorëheqjen të premte...
Ish-nënpresidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe...
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tër...
Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra inve...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të enjten voto...
Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sul...
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...