Ofensiva kundër Rusisë/ Zelensky: Përparimi në fushëbetejë ka qenë “më i ngadaltë sa do të dëshironin”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se...

Greqia është nën presion në rritje për të filluar një hetim lidhur me fundosjen më 13 qershor të një anije me rreth 750 emigrantë. Të paktën 82 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë gra dhe fëmijë. Shumica e migrantëve ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani.
Qindra protestues marshuan në portin e Pireut të dielën drejt selisë së rojes bregdetare greke dhe agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian Frontex - duke mbajtur pankarta ku shkruhej fjala "vrasës".
Mbytja e anijes me migrantë është aksidenti më i madh në vite ndërsa aludohet se autoritet nuk bënë sa duhet për të dhënë ndihmën e tyre.
Anija u nis nga Libia me rreth 750 persona në bord. Pamjet e marra nga një avion i agjencisë Frontex mëngjesin e 13 qershorit e tregojnë anijen pranë brigjeve greke.
Roja bregdetare greke tha fillimisht se anija ishte në një kurs drejt Italisë dhe nuk ndërhyri. Pastaj tha se u përpoq ta ndihmonte anijen e emigrantëve duke e lidhur me litar - por pretendon se emigrantët e zgjidhën atë.
Pamjet e marra po më 13 qershor nga një anije që shkoi më vonë për të ndihmuar migrantët, tregojnë ekuipazhin që u ofroi atyre ujë dhe ushqim. Anija e emigrantëve duket se po rindizte motorrët.
Anija u mbyt atë natë vonë në ujërat greke. Shumë të mbijetuar thanë se anijes i ishte fikur motori disa orë para se të fundosej.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për hetime. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë përkrahur kërkesën, duke thënë se dëshmitë e të mbijetuarve bien ndesh me variantin e ofruar nga roja bregdetare.
“Të mbijetuarit thonë se anija e tyre ishte lidhur me litar nga roja bregdetare dhe se shkaku i incidentit ishte litari, pasi anija mori kthesën e gabuar dhe u fundos. Është vërtet thelbësore që të bëhet një hetim i duhur, i pavarur dhe efektiv. Pamjet nga ajri tregojnë një anije në gjendje të keqe. Pra, organet janë të detyruara të ndërhyjnë, kjo është detyra e tyre. Ka një dështim dhe vonesë”, thotë për Zërin e Amerikës Kondylia Gogou me organizatën Amnesty International.
Greqia vazhdon të këmbëngulë se migrantët nuk kërkuan ndihmë dhe nuk ishin në rrezik deri në fundosjen e anijes.
Policia greke ka arrestuar nëntë të dyshuar, të gjithë shtetas egjiptianë, të cilët besohet se ishin në anije. Kritikët fajësojnë gjithashtu politikën evropiane për migracionin.
“Për sa kohë që BE-ja nuk ka politika të mjaftueshme për rrugë të sigurta dhe ligjore, këto lloj udhëtimesh të rrezikshme do të vazhdojnë”, thotë Kondylia Gogou me organizatën Amnesty International.
Të mbijetuarit u dërguan në një kamp migrantësh. Mes pikëllimit, herë pas here ka pasur edhe momente gëzimi, ndërsa të mbijetuarit u ribashkuan me njerëzit e tyre. Qindra njerëz që figurojnë të zhdukur, mendohet se kanë vdekur. Të dashurit e tyre kërkojnë të vërtetën dhe drejtësi./ VOA
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se...
Udhëheqësit të Indisë, Narendra Modi, po i rezervohet një ...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka kërkuar nga liderët e ...
Pak ditë më parë, CNA zbuloi se Yuri Kim është emëruar zëv...
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi ...
Më shumë se 120 farmaci kanë mbyllur dyert e tyre përgjith...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP ...
Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksi...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin ...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim anijen që u zh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar foto të ...
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ...
Koordinatori për Antikorrupsionin në Departamentin amerika...
Sipas të dhënave doganore të Pekinit të publikuara të mart...
Turqia strehon më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në bo...
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...