BE: Ende s’ka as datë dhe as konfirmim për takimin Kurti-Vuçiç, nuk kemi kohë për të humbur
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që e...

Udhëheqësit të Indisë, Narendra Modi, po i rezervohet një pritje madhështore këtë javë nga Shtëpia e Bardhë. Ai dhe presidenti Joe Biden kanë shumë çështje për të diskutuar – duke përfshirë marrëdhëniet me Kinën, konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Anita Powell, shpresat janë të mëdha që Uashingtoni dhe Nju Delhi të shënojnë përparim në fusha të rëndësishme.
Udhëheqësi i Indisë po trajtohet si një burrë shteti i rëndësishëm ndërsa vjen në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore të mbushur me madhështi me ndalesa në Nju Jork, në Zyrën Ovale dhe në një seancë të përbashkët të Kongresit.
Diplomati i lartë amerikan, Antony Blinken, thotë se të dyja vendet kanë një lidhje të veçantë. Të dyja janë gjithashtu shumë të shqetësuara për ambiciet e shtuara ushtarake të Kinës dhe India është përplasur me Kinën përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.
"Ne e shohim këtë marrëdhënie si një lidhje unike mes demokracive më të vjetra dhe më të mëdha në botë, me një synim të veçantë tani për të demonstruar se qeveritë tona mund të japin dhe fuqizojnë të gjithë qytetarët tanë".
Në tryezë janë diskutime serioze për rivalin më të fuqishëm të Indisë, Kinën; për luftën në Ukrainë dhe për partneritetet strategjike teknologjike në fushën e mbrojtjes, energjisë dhe hapësirës.
Analisti Rick Rossow thotë se nga bisedat që ka pasur me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë përpara vizitës, duket se pritshmëritë janë të larta.
“Ata mendojnë se ka shumë fusha ku mund të ketë rezultate konkrete që do t’i çonin marrëdhënien në një nivel të ri. Dhe shumë prej tyre janë të përqendruara në sektorin e mbrojtje, si dhe në teknologjitë e reja kritike për zhvillimin. Mendoj se këto do të jenë dy fushat ku ndoshta do të shohim pjesën më të madhe të njoftimeve për marrëveshje”.
Të dyja vendet kanë këndvështrime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme.
I dukshëm mes tyre është ngurrimi i kryeministrit Narendra Modi për të dënuar Rusinë, që është burimi kryesor i naftës dhe armëve për Indinë.
"Administrata Biden ka qenë e gatshme ta injorojë ose ta anashkalojë këtë fakt. Ka shumë që thonë se India duhet të mbështesë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në rast të një pushtimi të Tajvanit - India ka shmangur çdo lloj mbështetjeje për këtë çështje, sepse India nuk do të donte të përfshihej. Pra, ka fusha ku palët kanë mendime të ndryshme, por administrata Biden është përpjekur t'i zvogëlojë këto dallime, disi, dhe të përqëndrohet kryesisht në fushat ku ata pajtohen ose janë në një linjë mendimi", thotë Aparna Pande me Institutin Hudson.
Më pas vjen çështja delikate e të drejtave të njeriut. Organizata Human Rights Watch thotë se respekti i zotit Modi për të drejtat civile dhe politike është "përkeqësuar dukshëm" vitet e fundit. Shtëpia e Bardhë thotë se të drejtat e njeriut janë gjithmonë pjesë e diskutimeve diplomatike, por a do ta trajtojë Presidenti Biden këtë temë delikate?
“Kjo është një çështje që ka shumë të ngjarë të përcillet privatisht, në prapaskenë nga presidenti. Nuk mendoj se do të përqëndrohen shumë për këtë çështje, sepse ata duan të sigurohen që fushat pozitive të marrëdhënies të mos pengohen nga, ndonjë deklaratë për shqetësimet për të drejtat e njeriut në Indi. Por mendoj se kjo çështje do të transmetohet privatisht”, thotë analisti Richard Rossow me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Presidenti Biden do të organizojë një darkë shtetërore të enjten – dhe në nderim të vizitorit të tyre vegjetarian, Shtëpia e Bardhë ka sjellë një kuzhinier të famshëm i cili është i specializuar në gatimin me bazë bimore./ VOA
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka kërkuar nga liderët e ...
Pak ditë më parë, CNA zbuloi se Yuri Kim është emëruar zëv...
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi ...
Më shumë se 120 farmaci kanë mbyllur dyert e tyre përgjith...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP ...
Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksi...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin ...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim anijen që u zh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar foto të ...
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ...
Koordinatori për Antikorrupsionin në Departamentin amerika...
Sipas të dhënave doganore të Pekinit të publikuara të mart...
Turqia strehon më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në bo...
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ja...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i kërkoi të martë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...