Hunter Biden do të pranojë fajësinë për akuza federale që lidhen me mospagim taksash
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...

Turqia strehon më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në botë, duke përfshirë mbi 3 milionë sirianë që janë larguar nga lufta civile. Presidenti i sapozgjedhur turk Rexhep Tajip Erdogan po vazhdon politikën e tij për të pranuar miliona refugjatë, kryesisht sirianë, në Turqi dhe duke i lejuar ata të qëndrojnë pavarësisht kundërshtimit në rritje të publikut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.
Shumë refugjatë sirianë që shkuan në Turqi humbën më shumë se shtëpitë dhe vendin e tyre. 18-vjeçari Semir, i cili donte të identifikohej vetëm me emrin e tij, humbi prindërit dhe katër vëllezërit e motrat në luftën civile; ai humbi këmbët, por thotë se shpreson të ecë përsëri.
"Më ndihmuan shumë për çdo gjë, lavdi Zotit. Gjithçka është në rregull. Po stërvitem pak me gjymtyrët dhe më pas do të kalojnë në një protezë të re. Do të filloj të eci përsëri".
Qendra e protezave ortopedike të Stambollit u krijua nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë, si dhe Shoqata Ndërkombëtare e Mjekëve.
Aty përdoret teknologjia më e fundit nën mbikëqyrjen e Dr. Yasar Tatarit.
"Veçanërisht në Siri, ka një numër të madh të atyre që kanë humbur gjymtyrët. Djegiet e shkaktuara nga bombat gjithashtu përbëjnë sfida të mëdha për ne. U kemi shërbyer rreth 2,045 personave dhe kemi bërë afërsisht 4,000 proteza. Ky është një numër i madh. Pak qendra në botë mund të bëjnë kaq shumë proteza në një kohë kaq të shkurtër".
Tërmetet vdekjeprurëse të shkurtit në Turqi dhe Siri e shtuan punën e qendrës, pasi shumë njerëz humbën gjymtyrët në katastrofë.
Turqia pret mbi 3 milionë refugjatë sirianë, së bashku me një numër të madh irakianësh dhe afganësh.
Ndjenjat kundër refugjatëve po shtohen, dhe kjo reflektohet shpesh në mbishkrimet me grafiti.
"Problemet shoqërore mund të lindin nga ardhja e një numri të madh refugjatësh. Problemet e fundit ekonomike të Turqisë kanë ndikuar gjithashtu. Për më tepër, gjatë zgjedhjeve disa politikanë në veçanti ngritën çështjen e refugjatëve", thotë Mustafa Ozbek me Fondacionin për Ndihmë Humanitare.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale të majit, sfiduesit e Presidentit Recep Tayyip Erdogan u zotuan të kthejnë miliona refugjatë sirianë.
Analistët thonë se fitorja e Erdoganit është një lehtësim jo vetëm për refugjatët, por edhe për Bashkimin Evropian, i cili paguan Turqinë për të pritur refugjatët.
“Evropianët ndoshta u lehtësuan kur Erdogani u rizgjodh, sepse kjo do të thotë, që marrëveshja e refugjatëve, e cila ka shumë rëndësi për udhëheqësit e BE-së, do të mbetet e paprekur, do të mbetet funksionale”, thotë analisti politik Serhat Guvenc .
Por Presidenti Erdogan, ndoshta i vetëdijshëm për shqetësimin publik turk për refugjatët, tani po zotohet të përshpejtojë ndërtimin e shtëpive në zonat siriane jashtë kontrollit të Damaskut për të lehtësuar kthimin e një milion sirianëve. Mbetet për t'u parë se sa refugjatë sirianë do ta pranojnë këtë ofertë./ VOA
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ja...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i kërkoi të martë...
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblod...
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...
Mbrëmjen e djeshme Ukraina ka arritur të sabotojë një sulm...
Koalicioni trepartiak më në fund ra dakord të lehtësojë em...
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë ...
Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në K...
Parlamenti britanik votoi sot për miratimin e një raporti ...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik p...
Ditën e sotme, në orën 15:00 sipas kohës sonë, në Uashingt...
Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se k...
Një nëndetëse që përdorej nga turistët për të parë rrënoja...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
JERUZALEM (AP) - Helikopterët izraelitë goditën objektiva ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hën...
Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb...
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të as...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...