Përshkallëzohen përleshjet mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në Jenin
JERUZALEM (AP) - Helikopterët izraelitë goditën objektiva ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Berlin se Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj. Komentet zoti Stoltenberg I bëri ndërsa u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Ndërkohë, sot Ukraina njoftoi se forcat ruse janë dëbuar nga tetë fshatra, në kundërsulmin e saj dy-javor për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Moska.
Udhëheqësi i aleancës ushtarake më të madhe në botë, Jens Stoltenberg tha sot se tokat e çliruara e vendosin Ukrainën në një pozicion më të favorshëm në tryezën e negociatave të mundshme për fundin e luftës.
“Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj dhe tani është duke zhvilluar një kundërsulm. Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë, por paqja e drejtë nuk nënkupton ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Berlin, gjatë diskutimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz mbi përgatitjet për një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius.
Zëvëndësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha sot se gjatë dy javëve të fundit, forcat e Ukrainës kanë rimarrë kontrollin e tetë fshatrave, duke përfshirë edhe atë Pjatkatki në rajonin e Zaporizhias.
Kievi thotë se nga fillimi i kundërofensivës, trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat e Kremlinit.
“Shqetësimi i vetëm i vendit terrorist duhet të jetë përgatitja e shoqërisë ruse për faktin se do të humbasin gjithçka, duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tyre. Rusia do t’i humbasë territoret e pushtuara. Nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë tjetër”, tha të dielën vonë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Ushtarët në fushëbetejë thonë se morali i tyre është i lartë.
“Ne po ecim përpara me tërë kapacitetin tonë. Kemi një urdhër që të mos tërhiqemi, por të përparojmë”, thotë një ushtar ukrainas i njohur me nofkën violinisti.
“Duam të çlirojmë Krimenë dhe Donbasin dhe t’i bëjmë ata të paguajnë për çdo të vrarë. Edhe nëse fitojmë, beteja nuk mbaron”, thotë një komandant lufte i njohur me nofkën Lermontov.
Zyrtarët rusë thanë se bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë, që ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, plagosën shtatë civilë.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha në vlerësimin e fundit të saj se Rusia ka shumë të ngjarë të ridislokojë mijëra trupa nga brigjet lindore të lumit Dnipro, për të shërbyer si përforcime për forcat ruse në zonat e Bakhmutit dhe Zaporizhias.
Zyrtarët britanikë thanë se kjo lëvizje mund të pasqyrojë perceptimin e Rusisë se pas shembjes së Digës në Kakhovka dhe përmbytjeve vdekjeprurëse, Ukraina ka më pak gjasa të organizojë një sulm të madh përgjatë lumit Dnipro./ VOA
JERUZALEM (AP) - Helikopterët izraelitë goditën objektiva ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hën...
Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb...
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të as...
Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e...
Partia gjermane e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gj...
Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për s...
Kombet e Bashkuara dënuan Rusinë të dielën për mohimin e a...
Një video që pretendonte se shfaqte grumbullimin e ushtarë...
Isha 33 vjeç kur më vdiq babai, por në pikëllimin që përje...
Duke nisur kundërsulmin e saj të planifikuar prej kohësh, ...
Tensionet në Kosovë shpërthyen sërish muajin e kaluar, tek...
Një nga debatet më të rëndësishme të kohës që po jetojmë ë...
9576 bomba bërthamore të gatshme për përdorim të menjëhers...
Chris Hill, ambasadori i SHBA-së në Serbi, dha një intervi...
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me vark...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën...
Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që s...
Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përbal...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...