Sulmi në digën Kakhovka/ Raportohet për 45 viktima
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...

Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përballen me një numër të lartë të ushtarëve të vrarë, ndërsa forcat e Kievit, përmes një kundërofensive, po përpiqen të çlirojnë zonat e pushtuara nga forcat e Kremlinit.
Ndërkohë, një plan paqeje i prezantuar nga udhëheqësit e shtatë vendeve afrikane, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës gati 16-mujore, u refuzua të premten nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi i njëjti u refuzua nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Rusia mund të jetë duke u përballur me humbjet më të larta që nga kulmi i betejës për Bakhmutin në mars, vlerësuan zyrtarët e Britanisë, në një raport të përditësuar mbi fazat e para të kundërofensivës së ushtrisë ukrainase.
Sipas raportit britanik, luftimet më të ashpra po zhvillohen në provincën juglindore të Zaporizhias, rreth Bakhmutit dhe në provincën lindore të Donetskut.
Raporti thotë se Ukraina shënoi përparime të vogla në këto zona, ndërsa forcat ruse po kryejnë operacione mbrojtëse, relativisht efektive, në jug të Ukrainës.
Kievi njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, Rusia kreu 43 sulme ajrore dhe 55 sulme tjera me raketa.
Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyryleno tha se dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.
Një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në provincën e Khresonit, ndërsa në Zaporizhia u plagos një person pas sulmeve ruse në 20 vendbanime.
Vladimir Rogov, zyrtar i administratës së emëruar nga Moska në rajonin pjesërisht të pushtuar të Zaporizhias, tha sot se forcat ukrainase morën kontrollin e fshatit Piatikhatki.
Forcat ukrainase njoftohet se shkatërruan një depo të rëndësishme municioni pranë qytetit port të pushtuar nga Rusia, Heniçesk.
Sipas analistëve perëndimorë, kundërofensiva e Ukrainës me armët e përparuara të perëndimit, përgjatë vijës frontale prej 1 mijë kilometrash, mund të zgjasë.
Një nismë paqeje e shtatë vendeve afrikane nuk dha shenja përparimi.
Përpjekja e udhëheqësve afrikanë për t’i dhënë fund luftës gati 16-mujore u refuzua nga Presidenti rus Vladimir Putin, një ditë pasi plani u cilësua si i pazbatueshëm edhe nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Presidenti ukrainas tha se çdo bisedë paqeje duhet të ketë si parakusht tërheqjen e forcave të Moskës nga territoret e pushtuara ukrainase, diçka që Rusia thotë se është e panegociueshme.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet si pasojë e shkatërrimit të digës në Kakhovka është rritur.
Ministria e Brendshme ukrainase tha se numri i viktimave në territoret e kontrolluara nga Kievi është 16, ndërsa zyrtarët rusë thanë se 29 persona vdiqën në territoret e kontrolluara nga Moska.
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për shkatërrimin e digës më 6 qershor./ Voa
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot se ja...
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë fjal...
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk ka asnjë d...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur dr...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar fu...
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gja...
Një delegacion i udhëheqësve afrikanë pritet të takohet so...
Në Shtetet e Bashkuara tani funksionojnë dy turne golfi, P...
Cila është lidhja midis luftës së agresionit të Rusisë kun...
Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjash...
Turqia ka dyfishuar eksportin e mallrave me Kosovën. ...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petk...
Rusia tha më 17 qershor se ka shkatërruar tre dronë, që si...
Dy shpërthime me bomba molotov kanë ndodhur në orët e vona...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e djeshëm nda...
Rusia veçse ka stacionuar grupin e parë të armëve taktike bë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...