Mbi 12.000 bomba bërthamore, kush ka më shumë dhe çfarë rrezikon bota
9576 bomba bërthamore të gatshme për përdorim të menjëhers...

Një nga debatet më të rëndësishme të kohës që po jetojmë është se si të sillemi me diktatorët. Në dhjetëra vende, po ndodh një përplasje e ashpër midis atyre që do të pranojnë vetëm humbjen e pakushtëzuar dhe rrëzimin përfundimtar të një diktatori dhe miqve të tij, dhe atyre që janë të gatshëm të pranojnë lëshime sado të tmerrshme qofshin ato, vetëm që të rivendoset demokracia.
Kjo është padyshim një çështje, emergjenca e së cilës është bërë e pamundur që të injorohet. Pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin ndaj fqinjit të tij demokratik, Ukrainës, vetëm sa e ka shtuar vëmendjen e botës ndaj këtij problemi shumë delikat.
Por ky nuk është një problem vetëm në Rusi: nga kampet e përqendrimit të presidentit kinez Xi Jinping në Xinjiang, tek kontrolli i rreptë mbi disidentet që Teodoro Obiang ka ushtruar në Guinenë Ekuatoriale që nga viti 1979, bota sundohet sot nga jo më pak se 39 diktatorë (dhe kjo është pa llogaritur 8 mbretërit, emirët dhe sulltanët që sundojnë të vetëm vendet e tyre).
Nga ata, 39 diktatorë janë aktualisht në pushtet, 20 prej tyre sundojnë pa u ndëshkuar në Afrikë, 14 të tjerë janë në Azi, 3 në Amerikën Latine dhe 2 në Evropë. Tre prej tyre zotërojnë arsenale bërthamore: Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong-un.
Të tjerët janë despotët e vendeve me një ndikim ndërkombëtar të rëndësishëm, si Egjipti, Kuba dhe Vietnami. Disa sundojnë vendet më të varfra në botë: Burundi, Laosi, Nikaragua dhe për shumë të tjerë mjerimi buron në shumë raste nga paaftësia dhe udhëheqja e korruptuar e diktatorit që kanë mbi krye.
Sot të rrëzosh një diktator është shumë më e vështirë se sa ishte disa breza më parë. Në atë kohë, një zgjidhje e zakonshme e despotit ishte mërgimi jashtë vendit. Tiranë si Idi Amin i Ugandës apo Baby Doc Duvalier i Haitit e dinin se nëse ishin në prag të vrasjes, ata mund të hipnin fshehtazi në një avion me valixhet plot me para dhe të tërhiqeshin në një rezidencë luksoze, mundësisht në jug të Francës.
Por këto ditë kanë mbaruar. Më 10 tetor 1998, gjenerali kilian Augusto Pinochet u arrestua në emër të Gjykatës Ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tij në Londër, me akuzën e gjenocidit dhe torturës gjatë regjimit të tij (1973-1990).
Edhe pse në fund u lirua për arsye shëndetësore dhe u rikthye në Kili, arrestimi i tij shënoi fillimin e fundit të mërgimit, si një zgjidhje për largimin e diktatorëve të rrënjosur nga pushteti. Vite më vonë, në vitin 2006, ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç vdiq në një qeli në Hagë ndërsa priste vendimin e gjykatës që e akuzonte për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krime lufte.
Synimet e këtyre ndjekjeve penale ndërkombëtare ishin padyshim të mira, por pasojat e tyre të paqëllimta vazhdojnë të diktojnë ende politikën në mbarë botën. Duke e rritur ndjeshëm koston me të cilën përballet një diktator për heqjen dorë nga pushteti, këto raste kanë penguar në mënyrë paradoksale të gjitha përpjekjet e mëvonshme për të hequr despotët e rrënjosur.
Kur alternativa e ofruar për diktatorët është një dënim i gjatë me burg dhe humbja e pasurive të mëdha që kanë grumbulluar ata dhe miqtë e tyre, nuk është për t’u habitur që ata do të bëjnë gjithçka që mundin për të shmangur humbjen e pushtetit. Për diktatorët, qëndrimi në qeveri nuk ka të bëjë më me politikën: ai shndërrohet në një nevojë ekzistenciale.
Pjesërisht për shkak të kësaj këmbëngulje, procesi që ndodhi në dekadat e kaluara, kur diktatorët u larguan nga pushteti dhe u zëvendësuan nga liderët demokratë dhe pasuesit e tyre, është tashmë shumë i rrallë. Nga 5 vendet e fundit që kanë rrëzuar diktatorët e tyre, vetëm njëri - Armenia - duket se ka pasur njëfarë suksesi në tranzicionin e saj drejt demokracisë.
Të tjerët kanë parë procesin e tyre të demokratizimit të bëjë hapa pas (Tunizia), të bjerë në kolaps (Mianmar, Egjipt) ose të degjenerojnë në një luftë civile (Sudan). Në rastin e fundit, ekziston një luftë e hapur midis fraksioneve ushtarake, ndërsa ish-diktatori, Omar Al-Bashir, gjendet në burg në pritje të një gjyqi që ka të ngjarë të sjellë dënimin me vdekje.
Janë të pakta rastet në të cilat protestat masive në rrugë, të kombinuara me mbështetjen e forcave të armatosura dhe segmenteve të komunitetit ndërkombëtar, arrijnë të rrëzojnë një diktator. Por kjo gjë ndodh më rrallë. Shumë më e zakonshme është përvoja e vendeve si Bjellorusia, Kameruni, Kuba, Hong Kongu, Irani, Tajlanda, Nikaragua apo Venezuela, ku lëvizjet e mëdha të protestës janë shtypur nga diktatorët e tyre, dhe në shumicën e rasteve brutalisht.
Pra bota e ka humbur aftësinë për të rrëzuar diktatorët nga pushteti. Mungesa e opsioneve tërheqëse dhe e rreziqeve të tolerueshme që vijnë nga humbja e pushtetit, ka bërë që autokratët të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zmbrapsur përpjekjet për t’i rrëzuar.
Prandaj aktualisht diktatorët përmbysen më rrallë se sa dikur. Edhe kur bien, ajo që mbetet shpesh është një vend shumë i vështirë për t’u demokratizuar por edhe qeverisur. Bota duhet të ri-mësojë artin dhe shkencën e rrëzimit të diktatorëve. Në të kundërt mësohuni me realitetin e mjerueshëm se tirania dhe anarkia, dhe jo demokracia, që janë forma më e zakonshme e qeverisjes në botë./Pershtatur nga CNA
9576 bomba bërthamore të gatshme për përdorim të menjëhers...
Chris Hill, ambasadori i SHBA-së në Serbi, dha një intervi...
Detaje të rënda janë bërë me dije nga tragjedia në brigjet...
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me vark...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën...
Një ditë pasi rusët votuan në një referendum kombëtar që s...
Sipas autoriteteve britanike, Rusia dhe Ukraina, po përbal...
Nga sulmi ndaj digës në Ukrainë janë regjistruar të paktën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot se ja...
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot gjatë fjal...
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk ka asnjë d...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur dr...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar fu...
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse kanë vrarë të paktën gja...
Një delegacion i udhëheqësve afrikanë pritet të takohet so...
Në Shtetet e Bashkuara tani funksionojnë dy turne golfi, P...
Cila është lidhja midis luftës së agresionit të Rusisë kun...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...