
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar foto të hartës dhe të vendit ku forcat serbe rrëmbyen 3 efektivët e policisë.
Kurti sqaron se të tre policët kanë qenë duke ngrënë në tavolinë të improvizuar në momentin kur janë rrethuar nga 15 persona.
Kurti pretendon se vendi ku janë rrëmbyer policët ndodhet 1 kilometër në brendësi të kufirit të Kosovës, në kundërshtim me atë që pretendojnë serbët.
“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët.
Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës.
Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar.
Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.
Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës”, shkruan Kurti në rrjetet sociale./ CNA.al
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ...
Koordinatori për Antikorrupsionin në Departamentin amerika...
Sipas të dhënave doganore të Pekinit të publikuara të mart...
Turqia strehon më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në bo...
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ja...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i kërkoi të martë...
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblod...
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...
Mbrëmjen e djeshme Ukraina ka arritur të sabotojë një sulm...
Koalicioni trepartiak më në fund ra dakord të lehtësojë em...
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë ...
Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në K...
Parlamenti britanik votoi sot për miratimin e një raporti ...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik p...
Ditën e sotme, në orën 15:00 sipas kohës sonë, në Uashingt...
Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se k...
Një nëndetëse që përdorej nga turistët për të parë rrënoja...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...