Katy Perry nën hetim nga autoritetet spanjolle
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të kombinatit metalurgjik, Trepça, që gjendet në Mitrovicë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se kjo shumë është ndarë për të tejkaluar krizën aktuale, pasi “ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga prodhimi”.
Që nga fillimi i muajit korrik, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje e kanë ndërprerë punën, për shkak se nuk u janë paguar pagat për muajt qershor dhe korrik, si dhe për shkak të mungesës së shujtave ditore për ushqim.
“Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë të mërkurën.
Në Trepçë punojnë gjithsej 1.200 minatorë, derisa paga mesatare e tyre është 740 euro.
Sindikata e Punëtorëve të Trepçës, e konsideron të mjaftueshme si fillim ndarjen e këtyre mjeteve për ta tejkaluar krizën dhe për rifillimin e punës.
Kjo sindikatë ka paralajmëruar protestë për 14 gusht.
Ibrahim Januzi, kryetar i kësaj sindikate, pas vendimit të Qeverisë, tha për Radion Evropa e Lirë, se ende nuk ka biseduar me Këshillin Protestues për protestën e paralajmëruar, porse "më nuk ka arsye për protestë”.
Menaxhmenti i Trepçës, më 31 korrik, mosekzekutimin e pagave e ka arsyetuar në mungesë të mjeteve financiare dhe rënie të prodhimit.
Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kanë gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar.
Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës.
Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.
Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare dhe 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./ Rel
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Ukraina këto ditë me gjasë ndërmori një "hap të parë" drej...
Shtetet e Bashkuara po synojnë "të ulin temperaturat" ...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosov...
Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmis...
Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të ...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish...
Qindra zjarrfikës në Greqi vazhduan përpjekjet të martën p...
Bashkimi Evropian tha të martën se planifikon që statusin ...
Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dh...
Norvegjia po përballet me mungesën e punëtorëve në 193...
Ministria e Jashtme e Iranit refuzoi thirrjet për vetëpërm...
Pesë aktiviste iraniane për të drejtat e grave janë dë...
San Marino, një republikë e pavarur, pa dalje në det, e rr...
Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presiden...
Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kun...
Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtj...
Lufta me flakët në Greqi vazhdon, zjarrfikësit njoftoj...
Shtëpia e Bardhë paralajmëron për një sulm të afërt ir...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...