Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Shtëpia e Bardhë paralajmëron për një sulm të afërt iranian ndaj Izraelit. Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen dhe ushtria izraelite thotë se është në "gatishmëri maksimale".
Irani mund të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit që "këtë javë", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby. "Ne duhet të jemi të përgatitur për një sasi të konsiderueshme sulmesh," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se edhe Uashingtoni mendon sikurse Izraeli se kjo "mund të ndodhë këtë javë".
Kirby e dha këtë deklaratë pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi bisedime me krerët e Mbretërisë së Bashkuar, të Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë, gjatë të cilave ai diskutoi për mundësinë e një armëpushimi në Gazë dhe mënyrat për të shpërshkallëzuar tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të përbashkët të bërë të hënën (12.08.) nga Presidenti Biden dhe katër liderët evropianë thuhet: "Ne i kërkojmë Iranit të heqë dorë nga kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak kundër Izraelit dhe diskutuam për pasojat serioze për sigurinë rajonale nëse ndodh një sulm i tillë".
Izraeli, në "gatishmëri maksimale"
Izraeli po përgatitet për një sulm të madh pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniya, muajin e kaluar në Teheran, një ditë pasi gjatë një sulmi izraelit në Bejrut ishte vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli është në "gatishmëri maksimale" dhe i merr seriozisht kërcënimet iraniane, por se aktualisht nuk ka ndryshime në udhëzimet për mobilizimin e civilëve. Ndërkohë edhe SHBA-ja po shton me shpejtësi praninë e saj ushtarake në rajon në pritje të një sulmi iranian.
Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyhas, por qeveria izraelite ishte zotuar më parë se do ta vriste atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit për shkak të rolit të tyre në sulmet terroriste të 7 tetorit./ DW
Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kuf...
Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperatu...
FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës ...
Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit...
Të martën pritet të publikohet raporti mbi kapacitetin mba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e t...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i us...
Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenev...
Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të...
Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrj...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i...
Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më t...
Disa herë ka pasur tentativa për arritjen e një marrëv...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terrori...
Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojë...
Është mbajtur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike n...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zbuluar pse hoqi dorë ...
Rusia pretendoi të dielën se ka ndalur përparimin e trupav...
Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njof...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...