“Më telefonoi Berisha 1 orë para kandidimit”/ Korreshi tregon prapaskenat e zgjedhjeve në PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ndau sot ...

Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, u kërkoi të dielën ndërmjetësve ta paraqesin një plan bazuar në bisedimet e kaluara, në vend të mbajtjes së bisedimeve të reja për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Javën e kaluar, liderët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të takohen për bisedime më 15 gusht, qoftë në Katar apo Doha, për finalizimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve.
Izraeli ka thënë se do t’i dërgojë negociatorët e vet për të marrë pjesë në atë takim.
Hamasi tha fillimisht se po e shqyrtonte ofertën, por tani ka lënë të kuptohet se mund të mos marrë pjesë nëse bisedimet nuk bazohen në planin e presidentit amerikan, Joe Biden.
“Lëvizja u bën thirrje ndërmjetësve ta paraqesin një plan për zbatimin e asaj për të cilën është pajtuar lëvizja më 2 korrik 2024, bazuar në vizionin e Biden-it dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në komunikatën e Hamasit.
“Ndërmjetësit duhet ta bëjnë okupatorin [Izraelin] ta zbatojë këtë, në vend se të kërkojnë runde të reja bisedimesh, apo propozime të reja të cilat do ta mbulonin agresionin e okupatorit dhe do t’i jepnin më shumë kohë për ta vazhduar gjenocidin kundër popullit tonë”, thuhet në komunikatë.
Presidenti Joe Biden e paraqiti një plan me tri faza për armëpushim në Gazë gjatë një fjalimi më 31 maj në Uashington. Prej atëherë, ndërmjetësit rajonalë kanë tentuar t’i ulin palët në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve, por janë përballur me pengesa të vazhdueshme.
Kohëve të fundit është rritur edhe rreziku për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, pas vrasjes në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Faud Shukr, në Bejrut.
Hamasi e ka akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyeh-ut. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as nuk e ka mohuar atë.
Irani dhe Hamasi janë zotuar se do të hakmerren kundër Izraelit për vrasjen e Haniyeh-ut në Teheran.
Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.
Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.
Më shumë se 1.9 milionë e popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh e Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës./ Rel
Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojë...
Është mbajtur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike n...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zbuluar pse hoqi dorë ...
Rusia pretendoi të dielën se ka ndalur përparimin e trupav...
Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njof...
Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërth...
Ndërsa zjarrfikësit po luftojnë zjarrin në Varnavas, t...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi ...
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan për Presiden...
Turqia rivendosi aksesin në platformën Instagram pasi ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën ...
Disa vende arabe në prapaskenë mbajnë marrëdhënie të ngush...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për ...
Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evrop...
Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë thirri të shtunën të...
Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtun...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë...
Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë...
Organizatorët e Olimpiadës në Paris kanë thënë se Franca k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...