Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë një valë entuziazmi dhe mbështetjeje të votuesve, veçanërisht në mesin e votuesve të rinj. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Tina Trinh, njofton për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin zgjedhor, një grup votuesish, i cili historikisht ka pasur pjesëmarrje të ulët në votime.
Një grup në rritje votuesish në Shtetet e Bashkuara janë të rinjtë që mund të luajnë një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të këtij nëntori. Ata madje mund të ndihmojnë në zgjedhjen e gruas së parë presidente në historinë e Amerikës... nëse dalin të votojnë.
“Arsyet pse të rinjtë kanë dyshime nëse duhet të votojnë në këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me zhgënjimin e tyre me mënyrën se si po punon qeveria. Ata janë të zhgënjyer se ndryshimi në komunitetet e tyre nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur”, thotë Rudy Garret nga Aleanca për Veprim Rinor.
Ajo që rriti entuziazmin e votuesve të rinj ishte emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e demokratëve.
“Entuziazmi te të rinjtë për të votuar u rrit për 5%, brenda natës”, thotë Nick Ahamed zëvendësdrejtor i 'Priorities USA', një organizatë që mbështet Partinë Demokrate.
Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Celeste Galvez është një nga ato që ndihet e mbushur me energji.
“Në fillim nuk kisha planifikuar të votoja. Por tani që Presidenti Joe Biden është tërhequr dhe Kamala kandidon, unë jam e entuziazmuar për mundësinë që të kemi gruan e parë presidente. Tani jam e entuziazmuar për çështjet politike”, thotë Celeste Galvez.
Kjo rritje entuziazmi ka nxitur rritjen në regjistrimin e votuesve të rinj.
Organizata ‘Vote.org’ njoftoi se mbi 100 mijë individë janë regjistruar brenda shtatë ditëve pas njoftimit të Presidentit Biden për tërheqje nga gara për t’u rizgjedhur.
Rreth 85% e këtyre votuesve të rinj janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç.
Gara për president megjithatë mbetet e ngushtë dhe ka një numër po ashtu të lartë, veçanërisht të djemve të rinj, të cilët favorizojnë ish-Presidentin Donald Trump, kandidatin republikan për President.
“Shumë prej tyre nuk e shohin ekonominë amerikane të jetë e dobishme për ta. Kur demokratët flasin për vendet e punës që ka krijuar Presidenti Biden, ata nuk e shohin veten brenda asaj kornize”, thotë zoti Ahamed.
Votuesi 26-vjeçar, Frankie Russell, është njëri prej tyre.
“Mënyra se si mund t’u afrohesh moshatarëve të mi është duke folur me ne. Nuk mund të bësh garë si më parë me zotime për ulje taksash, të drejtën për armëmbajtje dhe çështje të besimit fetar. Kjo nuk mjafton. Ne kemi nevojë për zotimin që nuk do të hapen luftëra të reja dhe që të mos dërgohen ndihma jashtë vendit, por paratë të investohen këtu”, thotë zoti Russell.
“Zhgënjim nuk do të thotë mungesë interesi. Votuesit e rinj e kuptojnë dhe i kushtojnë vëmendje asaj që ndodh. Ata nuk e shihnin angazhimin e tyre në procesin zgjedhor si mundësi për ndryshimin që e dëshironin. Por, ndryshimi i javëve të fundit padyshim ka krijuar një trajektore të re”, thotë analisti Rudy Garret.
Mbetet për t’u parë nëse kjo trajektore do të përkthehet në pjesëmarrje në votim, por është e qartë se votuesit e rinj nuk mund të injorohen në zgjedhjet e nëntorit./ VOA
Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kun...
Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtj...
Lufta me flakët në Greqi vazhdon, zjarrfikësit njoftoj...
Shtëpia e Bardhë paralajmëron për një sulm të afërt ir...
Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kuf...
Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperatu...
FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës ...
Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit...
Të martën pritet të publikohet raporti mbi kapacitetin mba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e t...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i us...
Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenev...
Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të...
Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrj...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i...
Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më t...
Disa herë ka pasur tentativa për arritjen e një marrëv...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terrori...
Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...