Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kundër zjarreve masive afër Athinës, përderisa qindra zjarrfikës evropianë pritet t’iu bashkohen përpjekjeve për të shuar zjarrin vdekjeprurës që ka prekur pjesë të mëdha në periferi të kryeqytetit grek.
Për shkak të erërave të fuqishme, Greqia gjatë këtij viti po përballet me situatën më të rëndë me zjarre, që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkaktuar shkatërrim të madh përreth Athinës.
Të paktën një person ka vdekur dhe të paktën 66 të tjerë kanë pranuar ndihmë mjekësore, teksa edhe dy zjarrfikës janë lënduar gjatë luftës me zjarret.
“Jemi në nivel më të mirë në mbarë frontin”, tha Costas Tsigkas, kreu i shoqatës së zjarrfikësve grekë më 13 gusht.
“Por, sërish kushtet nuk do të jenë të lehta. Do të ketë erëra” dhe “çdo orë që kalon do të jetë më e vështirë”, tha ai për televizionin shtetëror, ERT. Meteorologët kanë parashikuar temperatura deri në 38 gradë Celsius të martën në Athinë dhe erëra që do të arrijnë deri në 39 kilometra në orë.
Afër 700 zjarrfikës, të mbështetur nga 200 makina për fikjen e zjarrit dhe nëntë avionë të martën u përfshin në përpjekjet për të shuar zjarret që shpërthyen pasditen e së dielës në qytezën Varnavas, rreth 35 kilometra në verilindje të Athinës, tha shërbimi i zjarrfikësve.
Të forcuara nga erërat e fuqishme, zjarret janë në një gjatësi prej 30 kilometrash dhe në disa vende, flakët arrijnë deri në 25 metra, sipas televizionit shtetëror grek.
Observatori Kombëtar i Greqisë tha të hënën se të paktën 10.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret.
Qeveria greke u bëri thirrje shteteve të tjera që ta ndihmojnë dhe zjarrfikës, helikopterë, makina dhe pajisje të tjera nga Franca, Italia, Republika Çeke, Rumania, Serbia dhe Turqia pritet të shkojnë së shpejti në Greqi, thanë autoritetet.
Ditëve të fundit, Greqia ka evakuuar mijëra njerëz nga komunitete në periferi të Athinës. Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre në baza ditore, teksa shteti ka regjistruar dimrin më të nxehtë dhe qershorin dhe korrikun më të nxehtë që kur ka nisur të mbledhë të dhëna më 1960./ Rel
Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtj...
Lufta me flakët në Greqi vazhdon, zjarrfikësit njoftoj...
Shtëpia e Bardhë paralajmëron për një sulm të afërt ir...
Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kuf...
Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperatu...
FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës ...
Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit...
Të martën pritet të publikohet raporti mbi kapacitetin mba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e t...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i us...
Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenev...
Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të...
Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrj...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i...
Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më t...
Disa herë ka pasur tentativa për arritjen e një marrëv...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terrori...
Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojë...
Është mbajtur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...