Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

San Marino, një republikë e pavarur, pa dalje në det, e rrethuar nga Italia, është bërë subjekt vëzhgimi për shkak të njoftimeve të këtij viti që po nxjerrin në pah lidhjet me Rusinë. Ndonëse zyrtarët e këtij vendi mohojnë të kenë bërë ndonjë shkelje, rregullatorët e Bashkimit Evropian, sipas korrespondentit të "Zërit të Amerikës", Henry Wilkins, po paralajmërojnë se sektori i shërbimeve financiare i San Marinos mund të jetë dera e fshehur përmes së cilës fondet e paligjshme të Rusisë depërtojnë në bllokun tregtar evropian.
Kompania ‘Ala Cucine’ prodhon kuzhina me porosi në San Marino, një shtet i vogël sovran, që gjendet në pjesën qendrore të Italisë. Drejtuesi i saj, Lorenzo Arcangeli thonë se kompania po pret me padurim të fitojë qasje të plotë në tregun fitimprurës të Bashkimit Evropian. Por aktualisht, tregtia me klientët në BE do të thotë të ballafaqim me një burokraci të shtuar.
“Ka kosto të shtuar. Të dyja palët, klienti dhe kompania, e shohin si pengesë. Nuk është fare e lehtë t’ia sqarosh dokumentacionin një klienti evropian,” thotë ai.
Prodhuesit e San Marinos po përgatiten të kenë qasje në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, që njëkohësisht është edhe blloku më i madh tregtar në botë, përmes një marrëveshjeje që mund të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Por industria financiare nuk është përfshirë në këtë marrëveshje.
Mediat perëndimore kanë vënë në dukje shpesh kohët e fundit lidhjet e San Marinos me Rusinë. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim se dështimi i këtij shteti për të përmbushur standardet e caktuara të rregulloreve financiare mund t’u hapë një derë të fshehtë fondeve të paligjshme ruse për të depërtuar në Bashkimin Evropian.
Në prill, revista ‘The Economist’ e përshkroi miqësinë e San Marinos me Rusinë si “alarmuese” dhe “të pazakontë”. Ajo njoftoi se ky shtet ka emëruar francezin Emmanuel Gout, i cili ka lidhje të thella me Kremlinin, si ambasador të saj. Zoti Gout nuk ka deklaruar se ka edhe shtetësinë ruse.
Një zyrtar i San Marinos i tha "Zërit të Amerikës" se pretendimet e artikullit janë të rreme.
“Artikulli jo vetëm që është i pasaktë, por mundohet të shesë një të paqënë, dhe unë i pyes, kush i pagoi ta bëjnë këtë gjë? Ngaqë assesi nuk ishte i dobishëm për San Marinon, tërë këto dyshime të shpërndara gjithandej,” thotë Konsulli i San Marinos në Britaninë e Madhe, Maurizio Bragagni.
Revista ‘The Economist’ në artikullin e saj gjithashtu shkruan se konsulli i nderit i San Marinos në Moskë deri në muajin shkurt ishte Vladimir Lisin, i cili sipas revistës ‘Forbes’ është qytetari i tretë më i pasur i Rusisë.
Në reagim ndaj komenteve të zotit Bragagni, redaktori i gazetës ‘The Economist’ për Evropën i tha "Zërit të Amerikës" se “ato që shkruan artikulli i revistës qëndrojnë”.
Në kundërshtim me politikën e saj tradicionale të neutralitetit, San Marino u rreshtua me shtetet që dënuan sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës në Kombet e Bashkuara në mars të vitit 2022.
Ekonomisti dhe politikani rus, Dmitry Potapenko thotë se që nga ajo kohë marrëdhëniet ndërmjet San Marinos dhe Moskës janë përkeqësuar.
“Marrëdhëniet kanë ndryshuar, ato tani janë më të tensionuara. A do të përshkallëzohen ato më tej dhe a do ta shfrytëzojë Federata Ruse San Marinon për t’iu shmangur sanksioneve? Nuk besoj”, thotë ai.
Por analistët thonë se autoritetet bankare të Bashkimit Evropian kanë arsye të mjaftueshme të shqyrtojnë me kujdes të shtuar aplikacionin e San Marinos për qasje më të madhe në sektorin financiar të bllokut.
Eksperti për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe kundër korrupsionit, Jonathan Katz nga Instituti Brookings thotë se këtyre dyshimeve duhet kushtuar vëmendje.
“Nëse BE-ja e ngre si çështje, atëherë bëhet fjalë për çështje serioze që ata e kanë hulumtuar. Ndoshta është e pazakontë për udhëheqësit e San Marinos që ta ndiejnë këtë trysni ngaqë ata nuk marrin shumë vëmendjen globale për çështje të tilla, por kjo nuk ka rëndësi,” thotë eksperti Katz.
Ndërkohë që kompanitë prodhuese si ajo e sipërmarrësit Arcangeli po presin me padurim lehtësirat për të fituar qasje të plotë në tregun e Bashkimit Evropian, një shtet tjetër i vogël evropian, Monako, hoqi dorë nga negociata të ngjashme me BE-në vitin e kaluar, pasi rregullatorët evropianë shprehën shqetësime rreth praktikave të tij financiare.
Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presiden...
Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kun...
Ministria e Jashtme e Iranit tha se thirrjet për përmbajtj...
Lufta me flakët në Greqi vazhdon, zjarrfikësit njoftoj...
Shtëpia e Bardhë paralajmëron për një sulm të afërt ir...
Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kuf...
Mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperatu...
FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës ...
Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit...
Të martën pritet të publikohet raporti mbi kapacitetin mba...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e t...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i us...
Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenev...
Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të...
Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrj...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i...
Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më t...
Disa herë ka pasur tentativa për arritjen e një marrëv...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terrori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...