Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e autoriteteve të Serbisë se policë të Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë, në veri të vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës, të armatosur rëndë, kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviç, në Leposaviç.
“Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformat që ka për qëllim të krijojë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës”, u tha në reagimin e Policisë së Kosovës.
Ministria serbe e Mbrojtjes tha se “kalimi i paautorizuar i vijës administrative” mes Serbisë dhe Kosovës paraqet “provokim të rrezikshëm dhe kërcënim për paqen”.
Kjo ministri tha se ushtria serbe po vëzhgon situatën në terren dhe “janë të gatshëm të reagojnë” në bazë të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës.
“Ministria e Mbrojtjes kërkon nga KFOR-i, si forca e vetme legale dhe legjitime ushtarake në territorin e Kosovës, që të marrë masa në përputhje me mandatin e tij dhe të parandalojë autoritetet e përkohshme të Prishtinës në përpjekjet për të shkaktuar përshkallëzim të dhunës”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.
Lidhur me pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ka reaguar edhe presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiç.
Për transmetuesin publik serb, Vuçiç ka thënë se nuk pret që komuniteti ndërkombëtar të reagojë, “përveç amerikanëve”.
“Amerikanët e dinë që ishte [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti ai që e urdhëroi këtë me qëllim. Ai priste që këta individë të likuidoheshin dhe kjo të ishte arsyeja për të përfshirë NATO-n në një konflikt me Serbinë. Herën tjetër, ne do të reagojmë në përputhje me rregullat e plota të shërbimit ushtarak, dhe kërkojmë nga amerikanët që të na informojnë nëse kemi të drejtë kur themi se Kurti personalisht urdhëroi provokimin dhe hyrjen e forcave të tij të armatosura në territorin e Serbisë”, është shprehur Vuçiç.
Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra dhe mbi 60 për qind e kësaj vije përfshin komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Në vitet e fundit, Kosova shpesh ka akuzuar Serbinë se sjellë pranë kufirit ushtrinë. Ndërkaq, në qershor të vitit 2023, Kosova tha se tre policë të saj u arrestuan brenda territorit të shtetit, afër kufirit, por Serbia pretendoi se ata kishin kaluar vijën kufitare. Disa ditë më vonë, policët u liruan nga autoritetet serbe.
Për Kosovën vija kufitare është kufi, për Serbinë vijë administrative.
Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.
Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të atëhershëm të KFOR-it, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse.
Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.
NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.
Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, tha muajin e kaluar se gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon është e brishtë./ REL
Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet për...
Matt Gaetz është tërhequr nga nominimi për postin e prokur...
Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për sea...
Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuar...
Miliarderi ukrainas, Dmytro Firtash, është në mesin e tetë...
Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të ashpër po shto...
Iseltwaldi – dikur një fshat i qetë alpin me 400 banorë në...
Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgj...
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të enjten fletë-ar...
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi ...
Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore ...
Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. S...
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re p...
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...
"Gjendja e fëmijëve në 2024 dhe e ardhmja e fëmijërisë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar s...
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Is...
Australia ka propozuar ndalimin e rrjeteve sociale për fëm...
Shtetet ku dominojnë demokratët mendohet se do të humb...
Në pak ditë, administrata e presidentit amerikan Joe Biden...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...