Çfarë do të nënkuptonte eliminimi i Departamentit të Arsimit, i propozuar nga zoti Trump?
Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgj...

Iseltwaldi – dikur një fshat i qetë alpin me 400 banorë në Alpet zvicerane, një kënd lojërash – shumicën e kohës bosh – dhe një mol fare të zakonshëm pranë liqenit, mbushet sot përditë me turistë. Shumica e tyre nga Azia.
Qindra syresh vijnë çdo ditë në këtë vend të vogël me anije, autobusë ose me makina me qira, për të shëtitur mbi molin e fshatit dhe për të bërë një "selfie" me Alpet në sfond.
Sofia dhe shoqja e saj kanë ardhur nga Koreja e Jugut vetëm për pesë ditë në Evropë.
"Kjo është dita më e rëndësishme e udhëtimit tonë. Ne donim ta shihnim patjetër këtë mol." - thotë Sofia.
Kryetarit të komunës, Peter Rubi, i kujtohet saktësisht se kur filloi e gjitha kjo: pas përfundimit të pandemisë së koronës dhe kufizimeve për udhëtime.
"Kur u rihapën kufijtë dhe njerëzit u lejuan të udhëtojnë, erdhën të gjithë. Dhe tani vazhdojnë të vijnë." - tregon ai.
Mes turistëve janë edhe Annemaria nga Gjermania dhe kushërira e saj, Mercy.
"Ne kemi ardhur këtu për shkak të serialit „Crash Landing on You". Kushërira ime ka ardhur posaçërisht nga Filipinet për ta parë këtë vend dhe ne erdhëm nga Gjermania deri këtu, që ajo ta shohë." - tregon Annemaria.

Seriali tregon për një histori dashurie midis një koreanojugoreje dhe një koreanoveriori. Është një histori dashurie paksa klishe. Por pika kulmore, skena me piano në mol, është ngulitur në zemrat e miliona fansave.
Po si mendojnë vendasit për turmat e turistëve aziatikë në fshatin e tyre?
"Janë vërtet shumë. Dhe nuk sjellin asgjë. Vijnë këtu, bëjnë ca fotografi, dhe pastaj kthehen me autobusin e radhës dhe lënë pas gjithë mbeturinat." - ankohet Susanne Hefti. "Nuk është më ai fshati i qetë si dikur." - thotë një banore tjetër.
Ka ditë që në Iseltwald vijnë nga 20 autobusë turistësh. Shto dhe autobusët e linjave: plot me turistë. Shpesh në ta nuk ka më vend për nxënësit që shkojnë në shkollë, ankohen banoret e Iseltwald.
Prandaj kryetari i komunës së Iseltwaldit vendosi te moli një portë kalimi. Hyrja për në mol kushton 5 franga.
"Paratë na duhen për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të tualeteve, që tani përdoren më shumë se më parë." - thotë Peter Rubi.
Në këtë mënyrë komuna mbledh 100.000 franga në vit. Dhe turistët nuk ankohen. Checky Chen, nga Kosta Rika, thotë: "Isha e përgatitur, se e dija që duhet paguar për të hipur në mol. Mendoj se është në rregull, sepse krijon rregull dhe me të ardhurat përmirësohet infrastruktura."
Kjo masë duket se i ka qetësuar pak edhe banorët e Iseltwaldit, që reagojnë më të qetë për turmat e turistëve mbi molin e tyre./ DW
Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgj...
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të enjten fletë-ar...
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi ...
Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore ...
Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. S...
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re p...
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...
"Gjendja e fëmijëve në 2024 dhe e ardhmja e fëmijërisë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar s...
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Is...
Australia ka propozuar ndalimin e rrjeteve sociale për fëm...
Shtetet ku dominojnë demokratët mendohet se do të humb...
Në pak ditë, administrata e presidentit amerikan Joe Biden...
Ish-zëvendëskryeministri laburist, John Prescott, ka ndërr...
Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve është mblidhu...
Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe p...
Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një re...
Mijëra ushtarë të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet me ...
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20, mbyll...
Ambasada e SHBA-së në Kiev është mbyllur përkohësisht pasi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...