“The New York Post”: Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet gjermane zbulojnë planet
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian këtë javë, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut.
Agjencia e Lajmeve Qendrore e Koresë së Veriut (KCNA) nuk tregoi hollësi rreth marrëveshjes së nënshkruar të mërkurën mes zyrtarëve të lartë të tregtisë së Veriut dhe një delegacionit rus të udhëhequr nga Alexandr Kozlov, i cili është ministër i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Rusisë.
Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi të martën se zyrtarët ranë dakord t’i rrisin numrin e fluturimeve çarter midis dy vendeve për ta promovuar turizmin.
Kozlov, i cili mbërriti në Korenë e Veriut të dielën, u takua me liderin koreanoverior, Kim Jong Un, dhe me zyrtarin e tij kryesor ekonomik, kryeministrin Kim Tok Hun, para se të kthehej në shtëpi të mërkurën, raportoi KCNA.
Gjatë vizitës së Kozlovit, presidenti rus Vladimir Putin ia dhuroi Kopshtit Zoologjik Qendror të Phenianit më shumë se 70 kafshë, përfshirë luanë, arinj dhe disa lloje zogjsh, sipas TASS-it, duke shfaqur shenja të reja se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve po vazhdojnë të rriten.
Në muajt e fundit, Kim Jong Un i ka dhënë përparësi marrëdhënieve me Moskën në përpjekje për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe për ta forcuar pozitën e tij, duke mbështetur vazhdimisht luftën e Putinit në Ukrainë, dhe njëkohësisht duke e paraqitur Korenë e Veriut si pjesëmarrëse në një front të bashkuar kundër Uashingtonit.
Kim ende nuk e ka pranuar drejtpërdrejt që ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake dhe trupa për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.
Në një seancë me dyer të mbyllur në Parlament, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS) tha të mërkurën se në fund të tetorit rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë u zhvendosën në rajonin Kursk të Rusisë – ku trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll pjesë të territorit këtë vit – pasi u stërvitën fillimisht në verilindje të Rusisë.
SHBA-ja, Ukraina dhe vende të tjera kanë vlerësime të ngjashme mbi numrin e ushtarëve koreanoveriorë të Rusi.
Nis beson se ushtarët koreanoveriorë janë regjistruar në njësite të forcave ruse dhe disa prej tyre kanë marrë pjesë tashmë në luftime përkrah rusëve, sipas deputetit Lee Seong Kweun, i cili mori pjesë në seancë.
Koreja e Veriut mund t’i fitojë mbase nga 320 milionë deri në 1.3 miliardë dollarë në vit nga Rusia për dërgimin e trupave të saj në Ukrainë, duke marrë parasysh numrin e tyre dhe nivelin e pagesave që Rusia ka ofruar për mercenarët e huaj, sipas një studimi të fundit nga Lim Soo-ho, një analist koreanojugor në një institut kërkimor të drejtuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS).
Megjithëse ky do të ishte burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e dëmtuar dhe të sanksionuar rëndë të Koresë së Veriut, fitimi mund të jetë më e ulët se ai që Veriu e fiton nga eksportet e paligjshme të qymyrit ose nga furnizimi me pajisje ushtarake për Rusinë, tha Lim.
Kjo sugjeron se dërgimi i trupave nga Koreja e Veriut ka më pak të bëjë me paratë dhe më shumë me marrjen e teknologjive të rëndësishme ruse për ta avancuar më tej programin e saj bërthamor dhe raketor, gjë që përbën shqetësim madhor në Seul, tha Lim.
Kim e ka shtuar trysninë ndaj Koresë së Jugut, duke hequr dorë nga synimi e kahershëm i vendit të tij për pajtim ndërkorean dhe duke kërcënuar verbalisht me sulme bërthamore ndaj Jugut, nëse provokohet.
Ai ka shfrytëzuar luftën e Rusisë në Ukrainë si shpërqendrim për të përshpejtuar zhvillimin e ushtrisë së tij të armatosur me armë bërthamore, e cila tani zotëron sisteme të ndryshme të armëve bërthamore dhe raketa balistike ndërkontinentale që mund ta godasin SHBA-në./ REL
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...
"Gjendja e fëmijëve në 2024 dhe e ardhmja e fëmijërisë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar s...
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Is...
Australia ka propozuar ndalimin e rrjeteve sociale për fëm...
Shtetet ku dominojnë demokratët mendohet se do të humb...
Në pak ditë, administrata e presidentit amerikan Joe Biden...
Ish-zëvendëskryeministri laburist, John Prescott, ka ndërr...
Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve është mblidhu...
Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe p...
Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një re...
Mijëra ushtarë të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet me ...
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20, mbyll...
Ambasada e SHBA-së në Kiev është mbyllur përkohësisht pasi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën...
Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kthyer për ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar in...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, iu bash...
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...