Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon fletë-arrestime për Netanyahu-n dhe zyrtarët e Hamasit
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të enjten fletë-ar...

Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump e përçmoi Departamentin e Arsimit, duke e cilësuar atë si të infiltruar nga “radikalët, fanatikët dhe marksistët”.
Zoti Trump ka zgjedhur Linda McMahon, ish drejtuese e lartë e një e sporti ku përfshihet edhe mundja, për ta udhëhequr departamentin. Por si shumë politikanë konservatorë para tij, republikani Trump ka bërë thirrje për eliminimin e plotë të departamentit, një detyrë e vështirë që ka të ngjarë të kërkojë miratimin e Kongresit.
Roli kryesor i departamentit ka të bëjë me anën financiare, duke ofruar miliarda para në fonde federale për kolegje dhe shkolla dhe menaxhuar huatë që ofron qeveria federale për studentët.
Mbyllja e departamentit do të nënkuptonte transferimin e këtyre detyrave tek një agjenci tjetër. Departamenti i Arsimit luan gjithashtu një rol të rëndësishëm rregullator në shërbim të studentëve, duke filluar nga ata me aftësi të kufizuara e deri tek fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta dhe të pastrehë.
Fondet federale për arsimin përbëjnë një pjesë thelbësore në planet e zotit Trump për kolegjet dhe shkollat.
Presidenti i sapozgjedhur është zotuar të ndërpresë fondet federale për shkollat dhe kolegjet që zbatojnë politika të “teorisë kritike racore, çmendurinë transgjinore dhe përmbajtje të tjera të papërshtatshme racore, seksuale ose politike”. Ai ka premtuar që t’i shpërblejë shtetet dhe shkollat që i japin fund punësimit pa kufizime të mësuesve dhe miratojnë programe universale që i lejojnë prindërit të zgjedhin se ku t’i arsimojnë fëmijët.

Fondet federale përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të buxhetit për shkollat publike, afërsisht 14%. Kolegjet dhe universitetet mbështeten më shumë tek fondet federale, siç është financimi për kërkime shkencore si dhe fondet që i ndihmojnë studentët të paguajnë për shkollimin e tyre.
Departamenti i Arsimit menaxhon afërsisht 1.5 trilion dollarë kredi studentore të marra borxh nga rreth 40 milionë huamarrës. Po ashtu mbikëqyr një program ndihme për studentët nën një prag të caktuar të ardhurash për familjet në nevojë dhe administron huatë federale me kosto të ulët për studentët.
Administrata e Presidentit Biden u ka falur borxhet disa miliona studentëve, duke e cilësuar përpjekjen një detyrë të rëndësishme të Departamentit të Arsimit. Pas përmbysjes nga Gjykata e Lartë të përpjekjes fillestare të Presidentit Biden për të anuluar huatë studentore, administrata ka falur mbi 175 miliardë dollarë kredi për më shumë se 4.8 milionë huamarrës, duke ndryshuar një seri programesh që administron, siç është ajo e faljes së borxhit në shërbim të interesit publik. Por këto përpjekje janë ndeshur me kundërshtinë e republikanëve, mes tyre paditë e ngritura në shtetet konservatore.

Zoti Trump i ka kritikuar përpjekjet e Presidentit Biden për të anuluar borxhin, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të padrejta, dhe e ka quajtur veprimin një "katastrofë totale" që "tallet me të rinjtë". Zoti Trump nuk ka ofruar plane të detajuara për studentët.
Nëpërmjet Zyrës për të Drejtat Civile, Departamenti i Arsimit zhvillon hetime dhe jep udhëzime se si duhet të zbatohen ligjet për të drejtat civile, si për studentët që i përkasin grupit LGBTQ+ dhe ata me ngjyrë.
Zyra gjithashtu mbikëqyr një projekt të madh për mbledhjen e të dhënave për të parë pabarazitë në burime, qasjen tek kurset arsimore dhe disiplinën për studentët e grupeve të ndryshme racore dhe social-ekonomike.
Trump ka sugjeruar një interpretim të ndryshëm të rolit të zyrës për të drejtat civile. Në platformën e tij të fushatës zgjedhore, ai shprehej se do ta shfrytëzonte këtë zyrë për të “ndaluar shkollat që të diskriminojnë në baza racore”.
Ai i ka cilësuar politikat e larmisë dhe barazisë në arsim si “diskriminim i qartë dhe i paligjshëm” duke u shprehur se kolegjet që i përdorin këto politika do të gjobiten dhe fondet tyre do të tatohen.

Zoti Trump gjithashtu është zotuar që t’i përjashtojë studentët transgjinorë nga mbrojtja që ofron ligji federal i njohur si “Title IX”, i cili prek politikat nëpër shkolla mbi përdorimin e përemrave, banjave dhe dhomave të zhveshjes nga këta studentë. I miratuar fillimisht në vitin 1972, “Ligji IX” u përdor për herë të parë për të mbrojtur të drejtat e grave. Këtë vit, administrata e Presidentit Biden tha se ligji ndalon diskriminimin bazuar në identitetin gjinor dhe orientimin seksual, por zoti Trump mund ta zhbëjë këtë.
Ndërsa Departamenti i Arsimit nuk akrediton drejtpërdrejt kolegjet dhe universitetet, ai mbikëqyr sistemin, duke rishikuar të gjitha agjencitë e akreditimit të njohura nga qeveria federale. Institucionet e arsimit të lartë duhet të akreditohen në mënyrë që studentët e tyre të përfitojnë hua federale me kosto të ulët.
Në vitin 2022, akreditimi u vu në shënjestër nga konservatorët, kur Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Shkollave ngriti pikëpyetje ndaj ndërhyrjes politike në kolegjet dhe universitetet publike të Floridës.
Zoti Trump ka thënë se do t’i shkarkojë “akreditorët radikalë të majtë” dhe do të pranojë aplikime për akreditues të rinj që do të mbështesin standardet, përfshirë “mbrojtjen e traditës amerikane” dhe heqjen e administratorëve “marksistë” të larmisë.
Megjithëse sekretarja e arsimit gëzon autoritetin për të ndërprerë marrëdhëniet me agjencitë individuale të akreditimit, ky është një proces i vështirë që rrallëherë është zbatuar.
Nën Presidentin Barack Obama, departamenti ndërmori hapa për të anuluar akredituesit për një numër kolegjesh fitimprurëse, tashmë të zhdukura, por administrata e Presidentit Trump e bllokoi masën. Në vitin 2022, administrata e Presidentit Biden i hoqi licencën grupit Këshilli Akreditues për Kolegjet dhe Shkollat e Pavarura.

Pjesa më e madhe e fondeve të Departamentit të Arsimit për shkollat nga klasa e parë deri në të 12, kalon përmes programeve të mëdha federale, të tilla si “Ligji I” për shkollat me të ardhura të ulëta dhe Akti Arsimor për Individët me Aftësi të Kufizuara.
Këto programe mbështesin shërbime për nxënësit me aftësi të kufizuara, klasa me më pak nxënës dhe mësues shtesë dhe paguajnë për punonjësit socialë dhe role të tjera jo-mësimdhënëse nëpër shkolla.
Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump bëri thirrje për kalimin e këtyre funksioneve tek shtetet. Ai nuk ka ofruar detaje se si do të trajtoheshin funksionet thelbësore të agjencisë për dërgimin e fondeve federale për qarqet dhe shkollat lokale.
Projekti 2025 nga Fondacioni Heritage, një propozim gjithëpërfshirës që nxjerr në pah një vizion të ekstremit të djathtë për vendin dhe që përputhet në disa pika me fushatën e zotit Trump, ofron një plan.
Projekti sugjeron kalimin e programeve për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta fillimisht nën Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, përpara se të eliminohen fondet duke i konvertuar ato në ndihma pa kushte për shtetet./ VOA
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të enjten fletë-ar...
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad të Serbisë njoftoi ...
Hungaria do ta vendosë një sistem për mbrojtje ajrore ...
Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. S...
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re p...
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...
"Gjendja e fëmijëve në 2024 dhe e ardhmja e fëmijërisë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar s...
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Is...
Australia ka propozuar ndalimin e rrjeteve sociale për fëm...
Shtetet ku dominojnë demokratët mendohet se do të humb...
Në pak ditë, administrata e presidentit amerikan Joe Biden...
Ish-zëvendëskryeministri laburist, John Prescott, ka ndërr...
Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve është mblidhu...
Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe p...
Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një re...
Mijëra ushtarë të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet me ...
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20, mbyll...
Ambasada e SHBA-së në Kiev është mbyllur përkohësisht pasi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...